Një makinë ka marrë flakë në ecje, në dalje të Tiranës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mesditë. Mjeti ka marrë flakë në ecje, ndërsa drejtuesi ka shpëtuar për mrekulli. Ai ka dalë nga makina sapo ka parë aktivizimin e zjarrit. Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Pritet të zbardhen detaje pas hetimeve në vendin e ngjarjes dhe kontrollit të mjetit.