Një furgon është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes në Korçë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, në lagjen nr. 17.
Furgoni në pronësi të shtetasit R.T, banues në Korçë ka qenë i parkuar në momentin që ka ndodhur ngjarja dhe fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ndërsa dyshimet janë se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.