Dibra si Skrapari! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dibra si Skrapari!

16:47 | 12/09/2016
në Opinion
0

Nga Ilva Tare

Rezultati i zgjedhjeve të pjesshme në Dibër është sa surprizues për socialistët, aq edhe zhgënjyes për opozitën kryesore në vend. Pavarësisht retorikës politike dhe euforisë në takimet elektorale të servirura nga zyrat e shtypit të partive politike, shumica e analistëve parashikuan një votë të ekuilibruar dhe disa prej tyre madje mezi prisnin të festonin triumfin e Partisë Demokratike, si një rrjedhë logjike e një procesi të zhvilluar pas një viti qeverisje lokale të dobët dhe një skandali seksual.

Me votimet e 11 shtatorit dështuan ata analistë dhe një pjesë e opinionit publik, që e shihnin pothuajse të sigurtë rimarrjen e Dibrës nga e djathta, por dështimi më i madh është i kreut të Partisë Demokratike dhe ekipit të tij të ngushtë, që nuk arritën të mobilizonin votën dhe as frymën e shpresën për fitore të kandidatit të katapultuar nga salla e Kuvendit.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Kur u numëruan pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, rezultati ishte rreth 3500 vota avantazh për doktorin Rama, ose Rrema siç e thërrasin dibranët, të cilët ja dolën të bashkonin në një togfjalësh si doktorin edhe Ramën e Tiranës elitare. Çdo tentativë për vetëmbrojtje politike e përdorur nga opozita për blerje vote masive është e pajustifikuar dhe me gjasë dëmtuese për demokratët, që shpresojnë se partia e tyre mund të arrinte fitore në zgjedhjet e afërta parlamentare, pas humbjeve të njëpasnjëshme.

Edhe aleancat e opozitës të deklaruara dhe të nënkuptuara si një test edhe për betejën e radhës elektorale, duhen analizuar si një ndëshkim i popullit të konsideruar të mençur dibran, që edhe një herë provoi se pavarësisht defekteve të shumta të qeverisje, zgjedhin të votojnë për bashkëqytetarin që do t’i qeverisë, në vend të të ardhurve nga Tirana për disa ditë fushatë në një terren partiak të minuar.

Hyrja e PD në zgjedhje pa kryetar të degës në Dibër ka qenë një tjetër element ndëshkues që i ka dhënë të drejtë zërave të përçarjes vendore dhe mosmiratimit të një kandidati të imponuar nga Tirana. Pafuqia për të zgjedhur strukturat drejtuese jo vetëm në Dibër, por dhe në disa zona të tjera të rëndësishme të Shqipërisë është një pësim spektakolar që meriton një analizë të kthjellët dhe përulës.

Në mungesë të frymës dhe shpresës që duhet të ngjallë një parti politike, mund të akuzohet politikisht gjithë ditën dhe natën për blerje të votës, por cilido gjeni i shifrave në kampin e majtë apo të djathtë duhet ta pranojë pamundësinë e shitjes së votës në këto përmasa. Dhe nëse ka ndodhur një fenomen i tillë, që do të ishte turpërues dhe i ndëshkueshëm edhe nga sistemi i mbetur në këmbë i drejtësisë në pritje të ngritjes së të riut, sërish përgjegjësia bie mbi strukturat partiake, që kanë qënë jo funksionale dhe të paralizuara nga mosfunksionimi i demokracisë pjesëmarrëse.

Për një demokraci të shëndetshme jeta politike edhe e një vendi me tranzicion të stërzgjatur si ky yni, duhet të ketë shumicë dhe opozitë të shëndetshme. Ndaj lajmi është më i rëndë, kur vota lexohet si humbje e opozitës sesa fitore e mazhorancës, siç është rasti i Dibrës së kthyer në “Skrapar” për nga mbështetja plebishitare ndaj së majtës.

/javanews.al/

Etiketa: dështimiDibraelitareIlva TarePartia DemokratikeplebishitareSkrapari

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Çorba e hidhur e Dibrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com