Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të mitur.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë 39-vjeçari me inicialet Lulzim J, banues në Peshkopi.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Dhunë në familje”, dhe “Keqtrajtim psikologjik i të miturve”, parashikuar nga nenet 130/a/4, 124/b/1, të Kodit Penal.