Pasi ka shpëtuar jetën e dy nipave që po mbyteshin në lumin Drin, një grua në Dibër ka ndërruar jetë.
60-vjeçarja, gjyshja e tyre pasi ka parë që të miturit janë në rrezik ka bërë gjithçka që mundi për t’i shpëtuar.
Dy fëmijët 6 dhe 10 vjeç u dërguan në spital dhe nga të dhënat e para ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Testime Dani ia arriti qëllimit të lërë në këtë botë dy jetë të cilat i këmbeu me të sajën.