Policia e Bulqizës ka arrestuar një 45-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij 101 vjeçare.
Burime nga policia bëjnë me dije se 55-vjeçari i arrestuar është Faik Alla, i cili për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, H. Alla, 101 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në banësën e 55-vjeçarit në Bulqizë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Dhunë në familje”.