Kanë nisur hetimet ndaj policit të Rrugores në Korçë që u filmua duke dhunuar me grusht pasagjerin e një automjeti. Nga pamjet filmike u zbulua se polici i Rrugores në Korçë, pasi ka debatuar me pasagjerin A. T., e ka dhunuar atë me grushte.
Policia sqaron se pasagjeri ishte ndaluar pasi drejtuesi i automjetit u konstatua duke përdorur telefonin dhe pa vendosur rrip sigurimi.
Në konsultim edhe me Prokurorin e gatshëm, nga ana e Drejtorisë Rajonale të AMP Korçë është administruar materiali filmik, është marrë kallëzimi i A. T. dhe deklarimet e palëve, si edhe është bërë këqyrja e jashtme e këtij shtetasi në prani të mjekut ligjor.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.