Dhuna në shkolla, Trump propozon armatosjen e mësueseve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhuna në shkolla, Trump propozon armatosjen e mësueseve

08:20 | 23/02/2018
në Bota
0

Presidenti i SHBA Donald Trump u takua dje me nxënës, prindër dhe mësues, të cilët kanë qenë dëshmitarë të disa vrasjeve nëpër shkolla dy dekadat e fundit. Takimi në Shtëpinë e Bardhë u përqëndrua në mënyrat për t’i bërë shkollat më të sigurta për nxënësit.

Presidenti premtoi të merrte në shqyrtim të gjitha idetë, duke përfshirë edhe disa jopopullore, të tilla si armatosja e mësuesve për t’iu përgjigjur më shpejt një sulmi me armë. Zlatica Hoke e Zërit të Amerikës njofton.

Presidenti Trump, Zëvendëspresidenti Mike Pence dhe Sekretarja e Arsimit Betsy DeVos dëgjuan dëshmi nga nxënësit që vetëm një javë më parë kishin humbur shokë, vëllezër apo motra si dhe mësues në një shkollë të mesme në Parkland, Florida, ku një ish-nxënës vrau 17 vetë.

“Kam humbur një shok që për mua ishte praktikisht vëlla. Erdha këtu për të përdorur zërin tim, sepse ai nuk mundet”, thotë një nxënës.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Tani nuk është fjala vetëm për shkollën tonë por për gjithë Amerikën”, thotë një tjetër.

Prindërit që humbën fëmijët në incidente të rënda me armë gjatë viteve, u kujtuan zyrtarëve se nuk ka pasur përmirësime që nga masakra e vitit 1999 në Kolumbine dhe një tjetër pesë vjet më parë në Kënektikat ku shumica e viktimave ishin fëmijë gjashtë dhe shtatëvjeçarë.

Prindët e fëmijëve të vrarë sollën dëshmi rrënqethëse.

“Ata na thanë se nuk do të lejonin që kjo të ndodhte përsëri, por megjithatë, kjo po ndodh,” tha një nënë.

Pjesëmarrësit kërkuan të merren masa, duke përfshirë kujdes më të mirë për shëndetin mendor të nxënësve, rritjen e sigurisë dhe kontrollet më të ashpra për armëmbajtjen.

Disa nxënës vlerësuan udhëzimet e zotit Trump për të ndaluar pajisjet që i kthejnë pushkët në automatike, por thanë se edhe kjo nuk ishte e mjaftueshme. U bënë krahasime me Izraelin dhe Australinë, vendet me ligje më të ashpra për armët.

Një nxënës vuri në dukje se sot është më e lehtë që të rinjtë nën 21 vjeç të blejnë armë sesa alkool. Të gjithë i kërkuan presidentit Trump të përdorte autoritetin e tij për të bërë një ndryshim.

Presidenti premtoi se do të merrte në konsideratë të gjitha idetë, edhe disa nga ato jopopulloret, të tilla si armatosja e mësuesve për një reagim më të shpejtë ndaj një sulmi në shkolla.

Sot, ai u përpoq ta sqaronte më tej idenë, duke thënë se dëshiron të shikojë mundësinë për të pajisur me armë vetëm disa mësues “që kanë përvojë ushtarake ose që kanë kaluar nëpër trajnime të veçanta.”

Në komentet e bëra në Twitter, ai tha se “vetëm 20 për qind e mësuesve janë në gjendje të përdorin armë, nëse një i çmendur hyn në një shkollë me synime të këqia. Ne do ta shohim këtë çështje nga shumë afër”, tha Presidenti në takimin e Shtëpisë së Bardhë.

Ai tha se javën e ardhshme do të takohet me guvernatorët e të gjitha shteteve për të folur mbi këtë temë, njofton VOA.

http://www.dw.com

Etiketa: Donald TrumpPresidenti i SHBA

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Prindër që u bëjnë fëmijëve detyrat e shtëpisë…

Prindër që u bëjnë fëmijëve detyrat e shtëpisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e hotelit “Trump”në Serbi –

Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e hotelit “Trump”në Serbi –

08:04 | 16/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –

07:38 | 16/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Dhjetor 2025 –

07:34 | 16/12/2025
Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi –

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi –

23:26 | 15/12/2025
Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

23:12 | 15/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e hotelit “Trump”në Serbi –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Dhjetor 2025 –
  • Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi –
  • Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion
  • Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e hotelit “Trump”në Serbi –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com