• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhomat e huaja e vendase kundërshtojnë ashpër: Anëtarësimi me detyrim rrit barrën fiskale për bizneset, i jashtëligjshëm

14:51 | 01/10/2016
në Uncategorized
0

Me gjithë përpjekjet nga biznesi për të shtuar transparencën dhe përgjegjshmërinë e palëve, proçesi dhe ligji i miratuar nuk pasqyroi konsultimet e zhvilluara në Komisionin Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese…

Organizatat përfaqësuese të Biznesit në Shqipëri si: Dhoma Amerikane e Tregtisë, Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri, Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri, Shoqata “Bashkimi Tregtar i Shqipërisë, Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri, Dhoma Britanike e Tregtisë, Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve,  shprehin shqetësimin e tyre dhe të të gjithë anëtarëve të tyre, pjesë e komunitetit shqiptar dhe të huaj të biznesit në vendlidhur me ndryshimin e ligjit për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë të miratuar gjatë seancës së djeshme parlamentarenë Kuvend.

Lexo edhe

Bjordi eliminohet nga Big Brother

Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët që të shkojnë në… –

E reja vdes pas operacionit plastik në hundë –

Ky ndryshim ligjor rikthen anëtarësimin e detyrueshëm të biznesit në këto dhoma, pagesën e kuotës vjetore për të gjithë subjektet juridike.

Organizatat bëjnë me dije se, këto ndryshime nuk kaluan asnjë fazë diskutimi publik pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes para se t’i dërgoheshin Kuvendit të Shqipërisë, në kundërshtim me angazhimin e shprehur qartë nga qeveria për diskutim dhe dialog me biznesin dhe grupet e interesit mbi aktet ligjore dhe nënligjore të cilat ndikojnë biznesin, si edhe në kundërshtim me detyrimin ligjor të përcaktuar në ligjin nr. 57/2014.

Si përfaqësues direkt të biznesit prej më shumë se një dekade, kemi ndjekur proçesin e diskutimit të këtij ligji që nga muaji dhjetor 2015, kur projektligji u dërgua në Kuvend, duke depozituar pranë KomisionitParlamentar për Veprimtaritë Prodhuese të gjithë argumentat ligjorë, financiar dhe praktikat më të mira botërore rreth papërshtatshmërisë së këtij projektligji.

Diskutimet që vijuan në Komisionin Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese në janar, shkurt dhe prill të këtij viti krijuan përshtypjen se do të merreshin parasysh nevojat dhe kërkesat e biznesit, duke e kthyer këtë ligj  në Ministrinë e Ekonomisë, institucioni në të cilin u hartua, në mënyrë që të konsultohej me të gjitha grupet e interesit. Vërejmë se asnjë nga sugjerimet dhe vërejtjet e komunitetit të biznesit nuk është marr në konsideratë në ligjin e miratuar. Të gjitha bizneset në shkallë vendi do të ngarkohen me një detyrim të ri, pa qenë ende të qartë se cilat janë benefitet e anëtarësimit të detyrueshëm në Dhomat eTregtisë dhe Industrisë të organizuara në bazë qarku. Me gjithë përpjekjet nga biznesi për të shtuar transparencën dhe përgjegjshmërinë e palëve, proçesi dhe ligji i miratuar nuk pasqyroi konsultimet e zhvilluara në Komisionin Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese.

Theksojmë se, rezultatet e Indekseve të ndryshme të Biznesit në vitet 2015-2016 treguan se shqetësimi kryesor për klimën e biznesit në vend ka qënë niveli i taksave. Edhe në Raportin Global të Konkurrueshmërisë, i cili u botua këto ditë, niveli i taksave zë vendin e dytë në listën e faktorëve më problematikë për biznesin. Pikërisht në këtë kohë, ky ndryshim i ligjit shton një pagesë më tepër për bizneset, e cila rrit barrën fiskale mbi biznesin, dhe vepron për të frenuar rritjen ekonomike në vend.

Qëndrimi ynë përcjell vullnetin e bizneseve, duke mbështetur lirinë që duhet të ketë çdo biznes për të qenë pjesë e organizatave që dëshiron ta përfaqësojnë, si dhe të drejtën të mos jetë pjesë e asnjërësprej tyre. Duke i siguruar biznesit lirinë të zgjedhë vullnetarisht, të gjitha dhomat sikurse shoqatat do të ishin më të vëmendshme për të rritur nivelin e shërbimeve, për të përfaqësuar me dinjitet zërin e anëtarëve të tyre, dhe për të dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e ekonomisë së vendit. Fuqizimi i organizatave të biznesit me bazë vullnetare është tregues i rëndësishëm i nivelit të zhvillimit të biznesit dhe i demokratizimit të shoqërisë në përgjithësi. Në këtë kuadër duhet të organizohen dhe veprojnë edhe dhomat e tregtisënë bazë qarku. Çdo favorizim i këtyre dhomave, pa ofruar asnjë shërbim të veçantë për biznesin, përbën një kosto të shtuar të të bërit biznes në vend dhe diskriminonorganizatate tjera përfaqësuese të këtij komuniteti, përfundon deklarata e përbashkët.

/monitor.al/

 

Etiketa: Dhomat e huaja e vendase kundërshtojnë ashpër: Anëtarësimi me detyrim rrit barrën fiskale për bizneseti jashtëligjshëm

Të Lidhura

Zbulohen detaje nga lidhja e Bjordit me Anna Likën: Nisi nga… –

Bjordi eliminohet nga Big Brother

nga 27
23:26 | 31/01/2023
0

Bjordi eliminohet nga Big Brother Vip. Vendimi u njoftua në prime-in e kësaj të Marte. Në nominim ishin Armaldo, Tea,...

Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët që të shkojnë në… –

Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët që të shkojnë në… –

nga 27
23:20 | 31/01/2023
0

Ergysi një djalë i ri nga Mati, i cili më parë po punonte në Itali, harxhoi 5000 mijë euro nga...

E reja vdes pas operacionit plastik në hundë –

E reja vdes pas operacionit plastik në hundë –

nga 27
22:56 | 31/01/2023
0

Një 21-vjeçare e quajtur Karen Julieth Uribe ka ndërruar jetë në Kolumbi pas ndërhyrjes kirurgjikale në hundë. Mediat e huaja shkruajnë...

“Mes teje dhe Oltës nuk ka miqësi”, debat mes Kristit dhe Zhaklin –

“Mes teje dhe Oltës nuk ka miqësi”, debat mes Kristit dhe Zhaklin –

nga 27
22:48 | 31/01/2023
0

“Loja e anonimeve” krijoi shumë batuta, por edhe debate në shtëpi. Kjo pasi, disa prej pyetjeve ishin shumë ngacmuese dhe...

Para
Rama: Ligji, për një Shqipëri më të pastër

Rama: Ligji, për një Shqipëri më të pastër

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohen detaje nga lidhja e Bjordit me Anna Likën: Nisi nga… –

Bjordi eliminohet nga Big Brother

23:26 | 31/01/2023
Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët që të shkojnë në… –

Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët që të shkojnë në… –

23:20 | 31/01/2023
VIDEO/ Darmian “gjunjëzon” Atalantën në “San Siro”

VIDEO/ Darmian “gjunjëzon” Atalantën në “San Siro”

23:06 | 31/01/2023
“Kërkoj falje për çfarë të thashë, por”, çfarë i tha Armaldo Amosit

“Kërkoj falje për çfarë të thashë, por”, çfarë i tha Armaldo Amosit

23:00 | 31/01/2023
“Serbia dominon”, Meta për situatën në Kosovë: Përgjegjës dhe Rama –

A u shantazhua Meta nga McGonigal?

22:58 | 31/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Bjordi eliminohet nga Big Brother
  • Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët që të shkojnë në… –
  • VIDEO/ Darmian “gjunjëzon” Atalantën në “San Siro”
  • “Kërkoj falje për çfarë të thashë, por”, çfarë i tha Armaldo Amosit
  • A u shantazhua Meta nga McGonigal?
  • E reja vdes pas operacionit plastik në hundë –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bjordi eliminohet nga Big Brother
  • Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët që të shkojnë në… –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com