Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të heshtë përballë protestës masive të së mërkurës në Tiranë, ku mijëra qytetarë dolën në shesh duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe të qeverisë.
Në vend që të reflektojë mbi pjesëmarrjen e lartë dhe mesazhet e forta të protestuesve, Ramës i ka ngelur mendja vetëm te një episod gjatë tubimit.
Ai ka ripublikuar në rrjetet sociale një video ku disa protestues i marrin flamurin LGBT një të riu.
Përmes reagimit të tij, kreu i qeverisë ka shmangur çdo referencë ndaj protestës dhe pakënaqësisë qytetare, duke zgjedhur të vërë në qendër të vëmendjes vetëm incidentin në fjalë.
‘Kjo nuk është Shqipëria në të cilën besojmë, dhe sigurisht jo Shqipëria që po ndërtojmë si anëtar krenar i familjes evropiane. Solidaritet i plotë me djalin e bullizuar. Asnjë qenie njerëzore nuk duhet të poshtërohet, përjashtohet ose shënjestrohet për shkak se është ndryshe. Turp për bullizuesit’, shkruan Rama.
Por, turpi i vërtetë është qëndrimi i tij ndaj shqiptarëve, të cilët tashmë janë ngritur kundër qeverisjës së tij, Në vend që të dëgjojë zërin e tyre, ai mundohet të shpikë armiq te jashtëm, si Irani, Greqia, madje së fundmi ka gjetur edhe armiqtë e brendshëm si influencierët.








