Pas fluksit të automjeteve që shkonin nga Tirana drejt Gjirit të Lalzit mëngjesin e sotëm, policia ka devijuar trafikun që të shmangë përsëritjen e kaosit.
Sipas policisë ata që udhëtojnë në kthim nga Gjiri i Lalzit-Maminas për në Tiranë do të marrin drejtimin nga rruga për në Hamallaj-Perlat-Sukth.
Policia Rrugore i bën thirrje drejtuesve të automjeteve të cilët kanë destinacion të ndryshëm nga Gjiri i Lalzit të zgjedhin aksin Tiranë- Ndroq- Plepa- Durrës.