Deutsche Welle: Rizgjedhje e kontestuar e Bashës në krye të PD – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deutsche Welle: Rizgjedhje e kontestuar e Bashës në krye të PD

17:33 | 24/07/2017
në Shqiperi
0
Lulzim Bashen, duke folur gjate nje konference shtypi, ku u shpreh se vota e demokrateve ishte konfirmim per kauzat e ngritura prej tij. Lulzim Basha fitoi me mbi 90% ndaj rivalit te tij, Selami, ne votimin e djeshem per kreun e PD./r/n/r/nLulzim Basha, speaks during a press conference, declaring that Democrats' vote was a confirmation of the causes raised by him. Lulzim Basha won over 90% over his rival, Selami, in yesterday's vote for the DP leader.

Lulzim Basha nuk është më i vetëngrirë,  pas 1 muaji të vetëheqjes së kompetencave të tij si kryetar i PD-së, si reagim për  humbjen e thellë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Ai u shpall kryetar i PD-së, të dielën në mëngjes( 23.07) pas numërimit të votave të procesit zgjedhor, që u zhvillua një ditë më parë duke mundur të vetmin kundërshtar në garë, Eduard Selamin, ish-kryetar i PD-së, tani anëtar i thjeshtë. Në votim mori pjesë vetëm  57% e anëtarësisë së PD-së prej 103 952 anëtarësh.

Për herë të parë në historinë 27 vjeçare të PD-së, kryetari i saj rizgjidhet pas kontestimesh të forta për një garë false dhe akuzave për një mandat pa legjitimitet.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Akuzat ndaj Bashës janë të rënda dhe kanë të bëjnë me standarde demokratike në jetën e brendshme dhe  drejtimin e PD-së. Personalitete të saj me kontribute historike, të etiketuar “të vjetrit” e akuzojnë Bashën për garë false dhe me rezultat të paracaktuar në favor të vetes, për pasojë për një mandat kryetari jo legjitim. Por ata duket se nuk kanë peshën e dikurshme pasi nuk janë më deputetë.

Basha zgjodhi të mos vendosë Jozefina Topallin, Majlinda Bregun, Genc Rulin, Astrit Patozin, Arben Imamin etj. në listën e kandidatëve për deputetë, të gjithë kundërshtarë të aksionit të tij politik jashtë parlamentit, protestës 3 mujore në ҫadër dhe lojës politike të mospjesëmarrjes në zgjedhje të dhënë fund nga ndërhyrja këmbëngulëse e BE-së dhe SHBA-së. Në vend të tyre në parlamentin e ri do të jenë qytetarë anonimë lidhur me kontributet e tyre  në PD, por besnikë të Bashës që dhanë votën pro për rizgjedhjen e tij kryetar.

“Të vjetrit” ish të pushtetshëm në parti dështuan ta detyronin Bashën të jepte dorëheqjen pas humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit dhe të futej në një garë të barabartë për t’u rizgjedhur. Por Basha gëzon mbështetjen e heshtur të Sali Berishës, liderit historik, autoritar në partinë ku do të vazhdojë të jetë deputet për të  6-tën legjislaturë rradhazi, që nga 1992 ose për afro tri dekada deri në 2021. Vetëm pas rizgjedhjes së Bashës kryetar Berisha tha publikisht që “duhej të kishte dhënë dorëheqjen para garës”.

Rizgjedhja e Bashës konsiderohet nga opinionistë të pavarur të Tiranës jo legjitime. Ata parashikojnë që PD e presin kohë shumë të vështira për shkak të krizës së legjitimitetit që e ka përfshirë atë tanimë dhe ndarjes së saj të thellë në përkrahës dhe kundërshtarë të kryetarit të rizgjedhur. Parashikojnë kohë kur grupi kundërshtar i Bashës mund  të shkëputet për të formuar një forcë të re të djathtë dhe Basha do të drejtojë një parti me vetëm mbështetës të vjetër dhe të rinj, pa debat dhe zhvilim. Basha pas rizgjedhjes deklaroi, se PD do ta ketë derën hapur edhe për kundërshtarët e tij dhe se do të punojë për bashkimin e partisë. Por vështirë që personalitetet e PD-së do të pranojnë të jenë figurantë ose fasadë.

Jozefina Topalli, ish-nënkryetare e Parlamentit dhe nënkryetare e PD-së në vitet e vështira të opozitës 8 vjeçare, 1997-2005, e quajti garën “luftë të ashpër për të mbushur kutitë e votimit, pasi demokratët e refuzuan me përçmim rizgjedhjen e Bashës”. Por Eduard Selami, i vetmi konkurrent nuk kontestoi rezultatin.

Astrit Patozi, një nga kundërshtarët më të vendosur të Bashës, ish-nënkryetar i PD dhe ish-deputet tha për DW: “Basha uzurpoi një mandat të dytë pas humbjes së zgjedhjeve. Vota u vodh brenda PD. Kam publikuar video ku duken mbështetës të Bashës që votojnë 2-3 herë për Bashën. Shqipëria ka nevojë urgjente për një opozitë të fortë. Elektorati i djathtë opozitar do të ofrojë rrugë për ta realizuar këtë. Jemi duke konceptuar hapat drejt ringritjes së opozitës së djathtë”.

Kriza e legjitimitetit në rizgjedhjen e Bashës kryetar i drejton analistët e pavarur drejt skenarëve të tkurrjes deri në shuarje të PD-së. Sipas tyre kryetarit të rizgjedhur do t’i duhet ta ringrejë PD ose të përjetojë rënien, asfiksimin e saj.

/DW

Etiketa: Bashadeutsche welleEduard Selamigra ne PDkryetari i pd

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Bebe Rexha dhe Rita Ora performojnë në “Pitch Battle”

Bebe Rexha dhe Rita Ora performojnë në “Pitch Battle”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

18:53 | 16/03/2026
Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

18:15 | 16/03/2026
Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

17:53 | 16/03/2026
Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

17:07 | 16/03/2026
Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

16:51 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –
  • Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –
  • Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –
  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –
  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –
  • Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –
  • Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com