Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka përgëzuar ish-ministren dhe ish-deputeten e PD-së Majlinda Bregu për detyrën e re si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
“Më krijohet mundësia që nëpërmjet Zërit të Amerikës të përgëzoj zonjën Bregu për këtë zgjedhje dhe njëkohësisht ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të kësaj nisme me të cilët kemi punuar fort për të arritur këtë rezultat. Shqipërisë i besohet një detyrë e rëndësishme. Duhet të mësojmë të shkojmë përtej emrave konkretë. Është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, deklaroi Bushati.
Bregu ka fituar zgjedhjet për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.