Deti është kombëtar apo politik? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deti është kombëtar apo politik?

17:00 | 18/02/2018
në Opinion
0

Në mos gaboj, më e fundit, ishte kërkesa e Presidenit grek Pavlopoulos për heqjen e Çamërisë nga tekstet shkollore. Çamëria është çështje kombëtare, e cila nuk mund të këmbehet nga çfarëdo qeveri shqiptare që flirton me idenë se Greqia do ta mbështesë në BE…

Nga Dritan Shano

Në kohët e sotme, kur burrështetëria është zëvendësuar nga përfitimi politik me çdo kusht, të cilin hajvanët për t’u justifikuar e thërresin “realpolitikë”, nuk besoj se ka ndonjë arsye ligjore që Presidenti Ilir Meta, bashkë me lejen për të zhvilluar negociata me Greqinë, të mos t’i imponojë qeverisë pjesëmarrjen në delegacion të një përfaqësuesi nga opozita, të cilin mund ta peshkojë nga radhët e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Kjo, deri në integrimin e vendit tonë në BE, të shndërrohet në një normë ligjore të aplikueshme për të gjitha ato raste që Shqipëria, është e detyruar të negociojë çështje të integritetit territorial dhe dinjitetit e sigurisë kombëtare me vende të caktuara, kryesisht ato fqinje, me të cilat kemi patur dhe kemi konflikte historike në, dhe për të shkuarën.

Rasti tipik është Greqia, bisedimet me të cilën, në këto 27 vjet, gjithnjë zhvillohen nën frymën e shantazhit për mbështetjen ose jo (më shumë jo) të Shqipërisë në procesin e integrimit në BE, në këmbim të retorikave apo synimeve greke ndaj Shqipërisë me gjuhën e fundviteve 1800 – po të mbyllësh sytë të bëhet sikur dëgjon Lefter Venizellos që gërvisht kartën me pendë, dhe jo Niko Kotzias që flet me celular. Në mos gaboj, më e fundit, ishte kërkesa e Presidenit grek Pavlopoulos për heqjen e Çamërisë nga tekstet shkollore. Çamëria është çështje kombëtare, e cila nuk mund të këmbehet nga çfarëdo qeveri shqiptare që flirton me idenë se Greqia do ta mbështesë në BE, dhe kështu ajo mund t’i mburret shqiptarëve se kushedi çfarë bëri. Ca gjëra nuk kanë çmim. Ne, duhet të ruhemi nga çdo “dhuratë” që na tjetërson historinë, identitetin dhe integritetin shpirtrëor dhe territorial kombëtar.

E mira do ishte që qëndrimet për këto çështje të mbarë shqiptarëve, që shkojnë përtej vanitetit individual apo shkëlqimit të qeverisë së radhës, dhe që mbeten në trashëgiminë tonë kombëtare përtej mandateve qeveritare, të rakordoheshin paraprakisht në Kuvend – hapur me zë e figurë, duke konsultuar edhe ekspertët më të mirë.

Kështu zgjidhim çështjen e mosbesimit mes palëve politike shqiptare, agjendave okulte që mund të ketë qeveria e radhës, e zgjedhur me, ose pa kujdes, nga ne shqiptarët dhe garantojmë transparencën e gjithçkaje që bisedohet në tryezën e bisedimeve me vende, të cilat vazhdimisht kanë, apo mund të kenë synime të përfitojnë prej nesh.

Se kështu gam-gam nga mbrapa, jemi bërë gazi i botës. Hapja e negociatave të Shqipërisë me BE mund t’i duket qeverisë një çmim, për të cilin ja vlen të paguash pak det e pak histori, por kjo nuk është çështje që mund të përdoret për kapital politik. Kjo është dhe mbetet Çështje Kombëtare, të cilën asnjë nga forcat politike nuk mund të ketë lirinë ta interpretojë sipas qejfit të saj, pavarësisht nga numri i votave që ka marrë.

Etiketa: CameriaDeti është kombëtar apo politik?Dritan ShanoLefter VenizellosProkopis Pavlopoulosrealpolitikëtekstet shkollore

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Roza Anagnosti: Teatri është i shenjtë, jam me artistët! Jam me Ndrenikën

Roza Anagnosti: Teatri është i shenjtë, jam me artistët! Jam me Ndrenikën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –

Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –

23:04 | 21/12/2025
Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –

Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –

22:48 | 21/12/2025
Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

21:52 | 21/12/2025
Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

20:06 | 21/12/2025
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

19:36 | 21/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –
  • Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –
  • Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –
  • Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –
  • Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –
  • Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –
  • Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com