Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme ku një 35-vjeçare, me origjinë rumune, është vrarë nga bashkëshorti i saj shqiptar, 42-vjeçari Avni Mecje.
Sipas mediave vendase, policia është vënë në lëvizje nga një telefonatë e marrë nga familjarët e Mecjes, të cilët jetonin në një qytet tjetër nga ai, ku dhe u zbulua trupi i pajetë i Alexandra Elena Mocanu i mbuluar me një batanije.
Mecje pas kryerjes së krimit, dyshohet se ka marrë telefonin dhe makinën e gruas së ndjerë dhe është nisur nga Bolzano në drejtim të Shqipërisë.
Në momentin që është larguar me makinë, Mecje ka telefonuar disa familjarë të cilëve i ka thënë se po arratiset drejt vendlindjes pasi ishte në kërkim. Pikërisht kjo telefonatë ka çuar në zbardhjen e krimit të rëndë dhe trupit të viktimës.