Detaje të reja për kapjen e 1 ton droge, ja si hetimet çuan në një tjetër grup kriminal – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detaje të reja për kapjen e 1 ton droge, ja si hetimet çuan në një tjetër grup kriminal

19:04 | 09/08/2022
në Shqiperi
0

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga operacioni antidrogë, ku u sekuestrua 1 ton kanabis në bashkëpunim me autoritetet italiane. Lidhur me ngjarjen bëhet me dije nga grupi hetimor se droga është ngarkuar në grykëderdhjen e lumit Vjosë.

Po ashtu, hetimet për këtë operacion kanë çuar në një tjetër grup kriminal që vepron në Vlorë dhe në Fier në koordinim me grupin e arrestuar në Vlorë dhe personin e shpallur në kërkim si kreu i grupit kriminal. Ndërkohë priten edhe arrestime te tjera.

Ndërkohë janë arrestuar nga plicia: Arbër Saraseli, 31 vjeç, banues në Vlorë (nga Lumasi i Beratit/lagja “24 Maji”), Saverjo Imeraj, 21 vjeç, banues në Vlorë (lagjja “24 Maji”), Qemal Pekmezi, 19 vjeç, banues në Vlorë (lagjja “24 Maji”), Bychkovi Serhii, 43 vjeç, me shtetësi ukrainase, Senkevych Serhii, 62 vjeç, me shtetësi ukrainase.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Nga ana tjetër, në kërkim nga policia është shpallur: Gregor Likaj, 33 vjeç, banues në Vlorë

Sipas të dhënave zyrtare, policia e Vlorës identifikoi si persona që dyshohen se kanë kryer transportimin e drogës drejt anijes veliere, e cila e priste në thellësi të detit Jon, Arbër Saraseli, me origjinë nga Berati, banor i lagjes “24 Maji” në Vlorë, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi, që të dy banorë të së njëjtës lagje me beratasin, ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi Gregor Likaj, të katërt këta banues në Vlorë. Më pas anija është nisur drejt Italisë.

“Shtetasit e arrestuar në Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 07.08.2022, rreth orës 15:00, dyshohet se kanë transportuar lëndën e dyshuar narkotike marijuanë, me 3 skafe drejt një mjeti tjetër lundrues, në thellësi të ujërave të detit Jon dhe më pas e kanë nisur atë drejt Italisë”, informoi dje kryepolici i Vlorës, Gentian Berberi, i cili së bashku me prokurorin e Prokurorisë Vlorë Anton Pali dhe homologët italianë dolën në një deklaratë për medien për të informuar mbi megaoperacioni policor ndërkombëtar të koduar “SYRI”.

Ndërkohë, në ujërat italiane, nga Guardia di Finanza ndaloi anijen me drogë në të cilin ishte dy shtetasit me shtetësi ukrainase Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii. “Si rezultat i zhvillimit të operacionit të përbashkët, nga autoritetet e Guardia di Finanza është kapur në ujërat italiane, mjeti lundrues me të cilin transportohej lënda narkotike. Shërbimet e GDFsë, gjatë kontrollit në bordin e mjetit lundrues, kanë sekuestruar një sasi prej 992 kg lëndë të dyshuar narkotike marijuanë, e ndarë në 153 pako”, sqaroi drejtori i Policisë së Vlorës, ndërkohë që ende nuk dihet se në çfarë zone të Vlorës ishte marrë lënda narkotike.

Etiketa: arrestohndetajedrogëprokuroria vloreVlore

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para

Jetonte në varfëri dhe prej muajsh pa energji elektrike, gjendet i varur në pemë 48-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:39 | 18/03/2026
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat –

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat –

08:37 | 18/03/2026
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat –

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat –

08:33 | 18/03/2026
Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës –

Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës –

08:11 | 18/03/2026
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova –

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova –

08:09 | 18/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat –
  • Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat –
  • Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës –
  • Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova –
  • Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com