Lajmet e fundit që vijnë nga infermieria kanë qetësuar trajnerin e PSG-së dhe tifozët. Nga kontrollet që i janë bërë këmbës së brazilianit, rezulton se nuk ka ndonjë frakturë, por vetëm një lëndim në ligamentet e kaviljes së djathë.
Mendohet se ai do të mungojë vetëm dy ndeshjet e radhës të ekipit francez, në Kupën e Francës dhe në kampionat. Ky ishte lajmi që prisnin të gjithë në kampin parisien, pasi kanë nevojë për të për ndeshjen ndaj Realit.
Braziliani, ndërkohë, në faqen e tij në Instagram kishte postuar një foto më kaviljen e fashuar. Braziliani shkroi “Mbaruam për sot”.