Ditën e sotme 7 punonjëse të fasonerisë në Durrës dyshohet se u helmuan gjatë punës.
Ato aktualisht ndodhen në urgjencën e këtij qyteti ku janë shtruar , ndërsa “News24” ka mësuar detaje të reja për ngjarjen.
Mes punonjëseve të helmuara rezulton të jetë edhe një grua shtatzënë. Për shkak të mungesës së kapaciteteve në urgjencën e Durrësit, gratë janë akomoduar ku të munden, madje edhe dy në një krevat.
Jashtë kamerës njëra nga punonjëset ka thënë se rrjedhja e gazit, që dyshohet se ju shkaktoi edhe helmimin, ka ndodhur që dje. Ajo shton se kanë lajmëruar pronarin por se ai nuk ka marrë masa.
Kujtojmë që një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe më 24 nëntor të vitit të kaluar, ku 4o punonjëse të një rrobaqepësie pësuan helmim dhe policia njoftoi se shkak ishte bërë po ashtu rrjedhja e gazit të kondicionerëve.
/balkanweb/