Dështon komisioni për Vettingun/Dy skenarët rezervë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dështon komisioni për Vettingun/Dy skenarët rezervë

12:42 | 27/04/2017
në Shqiperi
0

Komisioni ad hoc, i ngritur nga Parlamenti për verifikimin e kandidatëve për institucionet e Vettingut, nuk ka mundur të zhvillojë asnjë mbledhje brenda afatit të parashikuar në ligj, duke bllokuar kështu procesin e nominimit të kandidatëve, të cilët do të kalojnë në skaner prokurorët dhe gjyqtarët, për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësisë profesionale.

Bojkoti i partisë më të madhe në opozitë, ka çuar në djegien e afatit të parashikuar në ligjin e Vettingut, brenda të cilit, komisioni ad hoc, duhet të verifikonte kandidatët që kaluan filtrin e parë të Avokatit të Popullit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Në datën 11.4.2017, Parlamenti miratoi ngritjen e komisionit me anëtarë: Ulsi Manja, Vasilika Hysi dhe Luan Rama. Ndonëse pa përfaqësuesit e opozitës, Kuvendi e ngriti komisionin brenda afatit treditor të parashikuar në pikën 1 të nenit 8 të ligjit të Vettingut. Ndërkaq, pika pesë e nenit tetë të ligjit të Vettingut parashikon që brenda dhjetë ditëve nga krijimi i tij, komisioni ad hoc i përcjell listën e hartuar me kandidatët, dy komisioneve ad hoc përzgjedhëse.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Afati ka përfunduar në datën 21 prill. Deri më sot, komisioni nuk ka mundur të zhvillojë asnjë seancë për shkak të mungesës së anëtarëve të partive opozitare.

Dy skenarët

Dy janë skenarët e mundshëm për ngritjen e institucioneve të Vettingut. Sipas variantit të parë, organet e reja të Vettingut mund të konstituohen pas një pakti të mundshëm mes maxhorancës dhe opozitës. Fati i krizës politike tashmë është i lidhur pazgjidhshmërisht me fatin e Vettingut.

Ndërkaq, në mungesë të një kompromisi të mundshëm mes PS dhe PD, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Vettingu do të zbatohet nga Parlamenti i ri që do të dalë nga zgjedhjet e 18 Qershorit. Në kushtet e bojkotit të Partisë Demokratike, zgjedhjet e 18 Qershorit do të prodhonin një opozitë të re, e cila do të ushtronte detyrën që refuzon ta ushtrojë opozita aktuale.

Etiketa: Dy skenarëtkomisioni ad-hocPS dhe PDvetting

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Zgjidhja e krizës/ Basha takon Nishanin

Zgjidhja e krizës/ Basha takon Nishanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Torino nuk fal, i prish planet Interit, barazim që shtyn titullin –

Torino nuk fal, i prish planet Interit, barazim që shtyn titullin –

20:44 | 26/04/2026
Gara në degët e PD-së në Maliq dhe Kolonjë, rizgjidhen kryetarët aktualë –

Gara në degët e PD-së në Maliq dhe Kolonjë, rizgjidhen kryetarët aktualë –

20:38 | 26/04/2026
Gara në degët e PD-së në Maliq dhe Kolonjë, rizgjidhen kryetarët aktualë –

Gara në degët e PD-së në Maliq dhe Kolonjë, rizgjidhen kryetarët aktualë –

20:36 | 26/04/2026
E merituam, skuadra është përmirësuar –

E merituam, skuadra është përmirësuar –

20:28 | 26/04/2026
Gara brenda PD, në Kukës zgjidhet Rrahman Demajn, në Has Urim Dautin, në Ndroq Florind Mansakun –

Gara brenda PD, në Kukës zgjidhet Rrahman Demajn, në Has Urim Dautin, në Ndroq Florind Mansakun –

20:14 | 26/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Torino nuk fal, i prish planet Interit, barazim që shtyn titullin –
  • Gara në degët e PD-së në Maliq dhe Kolonjë, rizgjidhen kryetarët aktualë –
  • Gara në degët e PD-së në Maliq dhe Kolonjë, rizgjidhen kryetarët aktualë –
  • E merituam, skuadra është përmirësuar –
  • Gara brenda PD, në Kukës zgjidhet Rrahman Demajn, në Has Urim Dautin, në Ndroq Florind Mansakun –
  • “Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit Goxhaj që u ekzekutua në Memaliaj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Torino nuk fal, i prish planet Interit, barazim që shtyn titullin –
  • Gara në degët e PD-së në Maliq dhe Kolonjë, rizgjidhen kryetarët aktualë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com