Dështon FMN, BB dhe Qeveria (kjo e fundit me dashje) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dështon FMN, BB dhe Qeveria (kjo e fundit me dashje)

16:35 | 07/05/2019
në Kryesore
0

Nga Dritan Shano

Shqetësimi kryesor i FMN, sot në Maj 2019 është paaftësia e Qeverisë Rama për të reduktuar dhe eliminuar detyrimet e prapambetura ndaj biznesit. Po njësoj si 6 vjet më pare, kur shqetësimi kryesor i FMN, atëhere në Shtator të 2013, ishte reduktimi i detyrimeve te prapambetura ndaj biznesit. Në 6 vjet të gjithë ata që janë marrë me këtë punë, qeveri dhe donatorë, i ngjajnë atij qenit që ndjek bishtin, por nuk ia arrin ta kapë.

Zvogëlimi dhe eliminimi i këtyre detyrimeve ndaj biznesit ishte pjesë e rëndësishme e retorikës së FMN që parapriu dhe justifikoi mbështetjen e paprecedent të qeverisë Rama 1 me 300 milionë euro – një mbështetje e tillë nuk ishte dhënë kurrë më pare, që kur Shqipëria u bë anëtare e FMN në vitin 1992 dhe vinte pas një periudhe, kur prania e FMN në Shqipëri ishte reduktuar vetëm në Modalitet Survejimi (Surveillance Mode) – një nga instrumentat që përdoren, kur vendi ka arritur stabilitet te parametrave makroekonomikë.

Read more

Procesi bie ndesh me Konventën Europiane –

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK –

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –

Banka Botërore e mbështeti dhe ajo reduktimin e detyrimeve të prapambetura me një Hua Politikash Zhvillimi (Development Policy Loan) me rreth 120 milionë USD në vitin 2014 – synimi ishte per te reduktuar dobësitë e sistemit te financave publike. Këtu nuk përmendim mbështetjen e IPS-2 (Sistemin e Integruar të Planifikimit) nga BB, EU dhe donatorë të tjerë dhe as AFMISëra, AGFISëra dhe DMFASëra që do bënin çudira dhe magjira në manaxhimin e financave publike dhe të borxhit publik shqiptar.

Diskursi publik dhe politik i Qeverisë 2013-2017 ishte ulërima deri në qiell për kasaphanën e madhe të financave publike të bërë nga Qeveritë e mëparshme dhe përbetimi i saj se kjo punë do merrte fund nga dora e Rilindjes. Për këtë bëri dhe një strategji me ndihmën e Deloitte. Kjo ulërimë vazhdon edhe tani, por tashmë është e qartë se bëhet për të mbuluar gjurmët e veta. Detyrimet e prapambetura prej 300 milionë euro (por unë them se janë më shumë, të fshehura nëpër korridoret e gjykatave) tashmë jane shtrirë në mënyrë kapilare nga Qeveria tek Bashkitë, si për të thënë që retë e zeza mbi financat shqiptare janë shtrirë nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në çdo cep të Shqipërisë.

Nëse mund të themi se mbështetja që FMN, BB dhe donatorë të tjerë ka dështuar në mirëbesim që të krijojë financa më të shëndetshme publike, duke eliminuar detyrimet e prapambetura, kjo nuk mund të thuhet për Rilindjen. Qeveritë e saj asnjëherë nuk kanë dashur të reduktojnë detyrimet e prapambetura, por thjesht të kontrollojne fluksin e parasë publike si elementi kryesor i pushtetit të tyre politik. Siç kanë bërë me prokurimet publike, PPP dhe ligjet e investimeve strategjike dhe ato të posaçme, apo dhe me Korporatën e Investimeve. Qëllimi i Rilindjes nuk ka qënë shëndoshja e financave publike por kontrolli politik i çdo qindarke; ruajtja me vendosmëri e aftësisë për të vendosur kush do i marrë lekët i pari ndër mbështetësit e vet politikë, dhe kujt do ja vonojnë sa të mundin që t’i prishin punë, e pse jo ta falimentojnë.

Kjo sjellje e paramenduar, eliminon konkurrencën e lirë e të ndershme, shkatërron klimen e biznesit dhe e bën Qeverinë komandante supreme të ekonomisë së tregut. Për këtë arsye, ekonomia shqiptare nuk mund të kualifikohet si një ekonomi tregu funksionale, kusht sine qua nonpër integrimin europian – pra dhe për hapjen e negociatave për anëtarësim. Nuk di të them nëse FMN ja ka hequr fishën kësaj qeverie, por ajo, 2 vjet pasi ka mbyllur programin e vet, si me delikatesë, si larg e larg, ka filluar të shqetësohet nëse do arrijë t’i marrë mbrapsht eurot e veta.

Etiketa: Banka Boteroredelikatesëdeshmoret e kombitDështon FMN BB dhe Qeveria (kjo e fundit me dashje)donatorëDritan ShanoFMNmirëbesim

Të Lidhura

Procesi bie ndesh me Konventën Europiane –

Procesi bie ndesh me Konventën Europiane –

nga 27
10:14 | 03/04/2026
0

Me debate është zhvilluar seanca gjyqësore për dosjen Veliaj. Gardianit Fation Baci, iu caktua avokat kryesisht Pranvera Doci, pasi avokati...

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK –

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK –

nga 27
10:02 | 03/04/2026
0

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u takua me drejtuesin e SPAK, Klodjan Braho, në kuadër të përgjegjësive të Ministrisë së...

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –

nga 27
09:46 | 03/04/2026
0

Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës e gjyqit në themel për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajn, bashkëshorten...

09:44 | 03/04/2026
0

Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës e gjyqit në themel për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajn, bashkëshorten...

Para
Met Gala 2019, yjet që shkëlqyen në tapetin e kuq (film)

Met Gala 2019, yjet që shkëlqyen në tapetin e kuq (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Procesi bie ndesh me Konventën Europiane –

Procesi bie ndesh me Konventën Europiane –

10:14 | 03/04/2026
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK –

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK –

10:02 | 03/04/2026
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –

09:46 | 03/04/2026
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –

09:44 | 03/04/2026
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –

09:29 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Procesi bie ndesh me Konventën Europiane –
  • Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK –
  • Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –
  • Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –
  • Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –
  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Procesi bie ndesh me Konventën Europiane –
  • Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com