Në seancën e së mërkurës, deputetja Julie Dabrusin ka mbajtur një fjalim në parlamentin kanadez për nder të 28 nëntorit, duke i uruar shqiptarët në gjuhën shqip. Ajo është ndalur shkurt edhe në historinë e kësaj dite për shqiptarët.
“Sot është Dita e Pavarësisë së Shqipërisë”, – tha deputetja Dabrusin duke shtuar se “pas 5 shekujsh nën pushtimin e Perandorisë Osmane, Shqipëria shpalli pavarësinë më 28 nëntor 1912.