Pas vendimit të pedagogëve për të mbajtur sot një protestë kombëtare, ka ardhur dhe reagimi i deputetes së Partisë së Lirisë Erisa Xhixho. Ajo theksoi se kërkesat e tyre janë të drejta për arsim cilësor dhe trajtim dinjitoz dhe se kërkohet zgjidhje e menjëhershme.
REAGIMI I XHIXHOS
Në mbështetje të protestës kombëtare të pedagogëve!
Kërkesat e tyre të drejta për arsim cilësor dhe trajtim dinjitoz duan zgjidhje të menjëhershme.
Po kjo qeveri, në vend që t’u jepte zgjidhje vendosi t’i kërcënojë!
E turpshme dhe e papranueshme!
Në fakt, drejtësia duhet t’ia bëjë Edi Ramës vetingun dhe gjithë qeverisë që kanë firmosur për megaaferën e inceneratorëve, koncesioneve e PPP. Këtë presin sot shqiptarët.
Ndaj sot jemi të gjithë me pedagogët, me studentët, në orën 11.00 te Korpusi Qendror i Universitetit të Tiranës.