Teksa mazhoranca dhe opozita u mblodhën në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese për të diskutuar mbi fatin e Teatrit Kombëtar, deputeti i Ramës sheh futboll.
Deputeti Dritan Bici është filmuar, teksa sheh i përqëndruar në celular një ndeshje futbolli.
Bici njihet edhe si i vetmi ish-kryetar Bashkie që u fut në fushë me makinë, se skuadra e tij e zemrës, Gramshi po humbte.
Shpresojmë që tonet e ashpra mbi fatet e vendit të mos e kenë bezdisur ligjvënësin, i cili dukej shumë i shqetësuar mbi fatin e ndeshjeve që mund të ketë vendosur në skedinën e tij.