Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me situatën e krijuar mes artistëve dhe Ministrisë së Kulturës sa i takon projektit për teatrin e ri.
Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se “kryeministri Rama po djeg Teatrin Kombëtar, ashtu si Neroni dogji Romën”.
Neroni dogji Romën, kryeministri djeg Teatrin Kombëtar.
Neroni besonte se ishte poet dhe dramtaturg, luante lirën me mire se te gjithe, e dinte veten per piktor dhe skulptor. Kjo mendje e çakerdisur dogji Romen dhe mbeti ne memorjen e gjithe botes si gjakatari me i madh i artit dhe qyteterimit mbi dhe.
Kryeministri yne e di veten piktor, skulptor, shkrimtar, etj etj; njëlloj si Neroni, ndaj edhe do qe te djege Teatrin Kombetar.
Misioni i ndaljes se kesaj menxyre dhe te ketij Kryeministri- Neron, eshte i shenjte dhe artistet qe po mbrojne Romen e tyre, Teatrin Kombetar, jane misionare.