Mark Hauptmann, deputeti i CDU-së në Bundestagun gjerman tha gjatë takimit me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, se do u sugjerojë kolegëve të vetë në Gjermani të hapen negociatat me Shqipërinë.
“Siç e dini brenda BE ka debate për zgjerimin ose jo të mëtejshëm të BE. Jam i mendimit se duhet të hapen negociatat me Shqipërinë, sepse për ne nuk konsiderohet si përfundimi i reformave por fillimi i reformave. Do ua sugjeroj kolegëve të mi mbështetjen ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave.”, tha Hauptman.
Duke vlerësuar progresin e Shqipërisë ai tha se Shqipëria është një partnerë që duhet mbështetur.
“Është e qartë ë qeveria ka një agjendë reformash, reforma në drejtësi dhe një sërë reformash të tjera në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe parandalimin e emigracionit të paligjshëm. Në këtë aspekt Shqipëria është partnerë për ne dhe duam ta mbështesim në rrugën e mëtejshëm”, tha ai.
http://top-channel.tv/2018/05/28/deputeti-i-merkel-ne-tirane-te-hapen-negociatat-me-shqiperine/