Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Deputetët e rinj të LSI, Vasili: KQZ vendim antikushtetues

Nga Klodiana 0

Ish-deputeti i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i ftuar në rubrikën “Opinino” në studion e lajmeve në News 24, sqaroi arsyen pse kryetarja e kësaj force, Monika Kryemadhi iu drejtua me një letër KQZ-së në lidhje me deputetët që pranonin mandatin.

“Ne qëndrimin tonë e kemi bërë publik prej kohësh. KQZ po bën një aksion antikushtetues dhe duhet të kenë parasysh të mos vazhdojnë se është shkelje e kodit zgjedhor. Kemi votuar në një sistem proporcional të pastër, me lista të mbyllura. Në zgjedhje është votuar vetëm për partinë dhe kryetarin, ai mbante përgjegjësi të ndërtonte listën. Për këto arsye nuk konkurron individi, por partia. Zoti Koka s’përfaqëson asgjë për ne, përfaqëson vetëm veten e tij. Kush del kundër vendimit të partisë vetëpërjashtohet. Ne kemi vendosur të jemi kundër krimit dhe korrupsionit. Është zgjedhje e tij, por nuk mund të jetë më pjesë e LSI. LSI është vendosur qartë kundër kriminelëve që vendosin në tavolinë”,- vijoi ai.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej