Është arrestuar sot , Emiljano Lamçe, i dënuar dhe i shpallur në kërkim për vjedhjen e thesarit të Bankës së Shqipërisë.
Emiljano Lamçe ishte i dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
35-vjeçari u kap në Pikën e Kalimit Kufitar Tushemisht, në dalje të Republikës së Shqipërisë,
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr 1819 datë 27.05.2015 (lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë më datë 22.09.2016 ) e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale: “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.