Denoncimi i PD: Skandal tek kopshti “4 Stinët” në Tiranë, bashkia fshehu rastin me COVID-19 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Denoncimi i PD: Skandal tek kopshti “4 Stinët” në Tiranë, bashkia fshehu rastin me COVID-19

13:58 | 11/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Partia Demokratike i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë në lidhje me rastin e mbylljes së kopshtit “4 Stinët” në Tiranë, pas rasteve që u shfaqën me koronavirus.

Në një dalje për mediat nga jashtë kopshtit, zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa ka denoncuar këtë fakt, ndërsa akuzoi bashkinë e Tiranës se ka tentuar që të fshehë rastin në fjalë.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE
Ndodhemi këtu përballë kopshtit “4 stinët”, kopsht publik në qytetin e Tiranës. Këtu ka ndodhu një krim institucional nga Veliaj, bashkia Tiranë dhe Instituti i Shëndetit Publik. Në këtë kopsht, ka patur një punonjëse me tampon pozitiv COVID-19 dhe kjo është mbajtur e fshehur me vetëdije nga institucionet, që e kanë në varësi këtë kopsht, siç është Bashkia Tiranë.
Ne pamë me zë dhe me figurë në emisionin “Boom”, sesi drejtoresha e Bashkisë Tiranës ishte në dijeni të plotë të faktit që një nga punonjëset kishte rezultuar me tampon pozitiv COVID-19, se si punonjëset e tjera të këtij institucioni ishin në dijeni të këtij fakti dhe mbanin të fshehur me urdhër nga drejtoresha e tyre. Po ashtu edhe drejtoresha e këtij kopshti, ishte me raport dhe mund të jetë edhe ajo një nga të infektuarat me COVID-19. Prindërit e fëmijëve në këtë kopsht nuk kishin asnjë dijeni për këtë gjë dhe këtë ia shprehën edhe gazetares.

Read more

Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës –

Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League

PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara –

Baki Goxhaj është transferuar në Izrael –

Kjo ishte situata që kishin krijuar me vetëdije institucionet përgjegjëse për këtë kopsht. Ata e mbyllën pasi rasti u bë publik. Nëse rasti nuk do të ishte bërë publik, ky kopsht do të vazhdonte aktivitetin, duke u shndërruar, siç është tashmë prej një jave, një vatër infeksioni për fëmijët, për familjet e tyre, për punonjëset e këtij kopshti dhe për familjet e tyre gjithashtu.
ISHP e ka për detyrë që, pavarësisht prej papërgjegjshmërisë së Bashkisë Tiranë dhe Erion Veliajt, të vazhdojë të kryejë hetimin epidemiologjik për të nxjerrë se sa raste të tjera janë infektuar pikërisht nga lënia hapur, pasi u zbulua punonjësja me COVID-19 në këtë institucion.
Sot ne kemi 4 të vdekur nga COVID-19 dhe 93 të infektuar, 62 nga Tirana. Le të na tregojnë institucionet sa raste vijnë si pasojë e mos reagimit ndaj këtij kopshti? Sa raste vijnë nga mos reagimi i ISHP-së në Berat?

Sa raste kemi ne sot, sa të infektuar kemi ne sot që vijnë pikërisht nga keqmenaxhimi i qeverisjes qendrore dhe qeverisjes lokale për të fshehur rastet?
Sepse duan që të mos tregojnë se institucionet e tyre në varësi njerëzit preken nga COVID-19. Erion Veliaj do të ruajë propagandën e tij të paprekur.Manastirliu dhe Rama duan të mos tregojnë se kanë dështuar me shëndetësinë, që nuk kanë teste, që kanë vetëm një laborator, i cili është i pamjaftueshëm për të kryer hetime për gjithë popullsisë dhe për të kryer hetime edhe rrethet e ngushta që vërtetë kanë kontakte me njerëz me COVID-19.
Në rast se këto hetime do të kryheshin, sot do të kishim më pak të infektuar, sot do të kishim më pak të vdekur. Por shmangia nga përgjegjësia e njerëzve që na qeverisin që nga Rama, Manastirliu, Veliaj na ka çuar në këtë situatë ku ne përditë kemi shumë e më shumë raste.
Unë jam nënë e një fëmije, i cili është në moshën për të shkuar në çerdhe dhe si gjithë nënat sot e ndjej që papërgjegjshmëria e këtyre institucioneve na ka çuar në një situatë jashtëzakonisht shumë të rrezikshme, përsa i përket shëndetit të fëmijëve tanë, që është gjëja më e shtrenjtë që ne kemi dhe shëndetin e familjeve tona.
Ne sot të gjithë bashkë duhet të reagojmë që të mos kthehemi në njerëz të infektuar, në njerëz që do të përfundojmë në shtretërit e spitalit Infektiv të Tiranës.
Askush nuk do të donte të përballej me këtë situatë dhe prindërit nuk kishin asnjë dijeni për këtë situatë që të mund të merrnin masat, sepse u mbahej e fshehur nga institucioni.
Partia Demokratike i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë në lidhje me rastin e mbylljes së kopshtit ‘4 Stinët’ në Tiranë, pas rasteve që u shfaqën me koronavirus. Në një dalje për mediat nga jashtë kopshtit, zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa ka denoncuar këtë fakt, ndërsa akuzoi bashkinë e Tiranës se ka tentuar që të fshehë rastin në fjalë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA INA ZHUPA.
Ndodhemi këtu përballë kopshtit “4 stinët”, kopsht publik në qytetin e Tiranës. Këtu ka ndodhu një krim institucional nga Veliaj, bashkia Tiranë dhe Instituti i Shëndetit Publik. Në këtë kopsht, ka patur një punonjëse me tampon pozitiv COVID-19 dhe kjo është mbajtur e fshehur me vetëdije nga institucionet, që e kanë në varësi këtë kopsht, siç është Bashkia Tiranë.
Ne pamë me zë dhe me figurë në emisionin “Boom”, sesi drejtoresha e Bashkisë Tiranës ishte në dijeni të plotë të faktit që një nga punonjëset kishte rezultuar me tampon pozitiv COVID-19, se si punonjëset e tjera të këtij institucioni ishin në dijeni të këtij fakti dhe mbanin të fshehur me urdhër nga drejtoresha e tyre. Po ashtu edhe drejtoresha e këtij kopshti, ishte me raport dhe mund të jetë edhe ajo një nga të infektuarat me COVID-19. Prindërit e fëmijëve në këtë kopsht nuk kishin asnjë dijeni për këtë gjë dhe këtë ia shprehën edhe gazetares.

Kjo ishte situata që kishin krijuar me vetëdije institucionet përgjegjëse për këtë kopsht. Ata e mbyllën pasi rasti u bë publik. Nëse rasti nuk do të ishte bërë publik, ky kopsht do të vazhdonte aktivitetin, duke u shndërruar, siç është tashmë prej një jave, një vatër infeksioni për fëmijët, për familjet e tyre, për punonjëset e këtij kopshti dhe për familjet e tyre gjithashtu.
ISHP e ka për detyrë që, pavarësisht prej papërgjegjshmërisë së Bashkisë Tiranë dhe Erion Veliajt, të vazhdojë të kryejë hetimin epidemiologjik për të nxjerrë se sa raste të tjera janë infektuar pikërisht nga lënia hapur, pasi u zbulua punonjësja me COVID-19 në këtë institucion.
Sot ne kemi 4 të vdekur nga COVID-19 dhe 93 të infektuar, 62 nga Tirana. Le të na tregojnë institucionet sa raste vijnë si pasojë e mos reagimit ndaj këtij kopshti? Sa raste vijnë nga mos reagimi i ISHP-së në Berat?
Sa raste kemi ne sot, sa të infektuar kemi ne sot që vijnë pikërisht nga keqmenaxhimi i qeverisjes qendrore dhe qeverisjes lokale për të fshehur rastet?
Sepse duan që të mos tregojnë se institucionet e tyre në varësi njerëzit preken nga COVID-19. Erion Veliaj do të ruajë propagandën e tij të paprekur.Manastirliu dhe Rama duan të mos tregojnë se kanë dështuar me shëndetësinë, që nuk kanë teste, që kanë vetëm një laborator, i cili është i pamjaftueshëm për të kryer hetime për gjithë popullsisë dhe për të kryer hetime edhe rrethet e ngushta që vërtetë kanë kontakte me njerëz me COVID-19.

Në rast se këto hetime do të kryheshin, sot do të kishim më pak të infektuar, sot do të kishim më pak të vdekur. Por shmangia nga përgjegjësia e njerëzve që na qeverisin që nga Rama, Manastirliu, Veliaj na ka çuar në këtë situatë ku ne përditë kemi shumë e më shumë raste.
Unë jam nënë e një fëmije, i cili është në moshën për të shkuar në çerdhe dhe si gjithë nënat sot e ndjej që papërgjegjshmëria e këtyre institucioneve na ka çuar në një situatë jashtëzakonisht shumë të rrezikshme, përsa i përket shëndetit të fëmijëve tanë, që është gjëja më e shtrenjtë që ne kemi dhe shëndetin e familjeve tona.
Ne sot të gjithë bashkë duhet të reagojmë që të mos kthehemi në njerëz të infektuar, në njerëz që do të përfundojmë në shtretërit e spitalit Infektiv të Tiranës.
Askush nuk do të donte të përballej me këtë situatë dhe prindërit nuk kishin asnjë dijeni për këtë situatë që të mund të merrnin masat, sepse u mbahej e fshehur nga institucioni.
Prokuroria ka për detyrë të kryejë një hetim të plotë dhe të vërë para përgjegjësisë të gjithë ata që fshehën me vetëdije të plotë infektimin e një punonjëseje me COVID-19. Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, përhapja me dashje e sëmundjeve infektive dënohet me burg dhe kjo duhet të jetë masa që duhet të merret për të gjithë ata që vendosën që kopshti të bëhej një vatër infeksioni për familjet e fëmijëve që ishin këtu dhe të punonjësve që ishin këtu. Mendoni që gjithsecili nga ne është i rrezikuar, nëse nuk reagojmë ashtu siç duhet.

Bashkia e ka për detyrë që të rrisë dezinfektimet në kopshtet dhe çerdhet shqiptare. Qeveria ka për detyrë të rrisë testimet masive dhe të kryejë të gjitha hetimet epidemiologjike, kur bëhet fjalë për rastet e evidentuara, si në rastin e kopshtit në fjalë apo institucioneve të tjera që kanë dalë njerëz të infektuar me COVID-19. Papërgjegjshmëria po na çon në një situatë tragjike për shëndetin e shqiptarëve. Shëndeti i një fëmije dhe shëndeti i një shqiptari sot është shumë më i shtrenjtë sesa posti i një prokurori apo karrigia e një kryebashkiaku kriminel. U bëj thirrje qytetarëve që të kujdesen vetë për shëndetin e tyre dhe të kërkojnë sa më shumë llogari institucioneve në mënyrë që të mos përfundojnë nga kjo qeverisje, në rastin më të mirë të intubuar në spitalin Infektiv.

Etiketa: denoncimi i PDkopshti "4 Stinët" në TiranëPartia Demokratike

Të Lidhura

Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës –

Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës –

nga 27
23:24 | 20/05/2026
0

“Kishte nevojë për garë reale në Partinë Demokratike dhe jo për farsë.” Kështu u shpreh anëtari i Këshillit Kombëtar të...

Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League

Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League

nga 27
23:10 | 20/05/2026
0

Aston Villa është fituese e Europa League. Skuadra e drejtuar nga Unai Emery fitoi 0-3 në Stamboll ndaj Freiburg. Pjesa...

PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara –

PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara –

nga 27
22:16 | 20/05/2026
0

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë finalizuar një marrëveshje për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, këtë të mërkurë, 20 maj....

Baki Goxhaj është transferuar në Izrael –

Baki Goxhaj është transferuar në Izrael –

nga 27
22:08 | 20/05/2026
0

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se Baki Goxhaj, aktivisti shqiptar i ndaluar në flotiljen Sumud (që...

Para
Bill Gates mund të bëhet ‘trilioneri’ i parë në botë

Bill Gates: Vaksina e Covid-19 të përdoret për njerëzit që kanë nevojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës –

Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës –

23:24 | 20/05/2026
Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League

Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League

23:10 | 20/05/2026
PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara –

PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara –

22:16 | 20/05/2026
Baki Goxhaj është transferuar në Izrael –

Baki Goxhaj është transferuar në Izrael –

22:08 | 20/05/2026
Asnjë kontakt me Baki Goxhajn pas ndalimit të anijes humanitare për Gazën, Ministria e Jashtme hesht –

21:02 | 20/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës –
  • Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League
  • PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara –
  • Baki Goxhaj është transferuar në Izrael –
  • Asnjë kontakt me Baki Goxhajn pas ndalimit të anijes humanitare për Gazën, Ministria e Jashtme hesht –
  • Qeveria zgjeron fushën ku SHISH mund të mbledhë informacion, ndryshon pagën e drejtuesve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës –
  • Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com