Një prind kosovar ka plagosur të bijën me thikë pasi mori vesh se ajo ishte e lidhur me një serb.
Ngjarja ka nodhur para dy vitesh ndërsa tashmë Gjykata Penale e Lucernit e ka dënuar 55-vjeçarin me dy vite burg me kusht në një periudhë kohore provuese prej katër vitesh.
Në verën e vitit 2014, zvicerani me prejardhje kosovare mësoi se vajza e tij 19-vjeçare kishte lidhje dashurie me një person me prejardhje serbe.
Ai nuk e ka lejuar lidhjen e vajzës së tij, duke e plagosur me një thikë, ndërsa të dashurin e saj e ka kërcënuar me vdekje.