Vendimi me burg për Saimir Tahirin po flitet shumë edhe në mediat greke. Europost.gr’ e quan tërmet arrestimin e tij, duke shprehur më poshtë se edhe shumë politikanë të tjerë duhet të kenë të njëjtin fat.
Në artikull ata shkruajnë se gjykata e ka dënuar me tre vite burg e katër muaj burg, duke anuluar një vendim të mëparshëm, me të cilin ai lirohet me pezullim për çështjet e periudhës 2013-2017.
Po ashtu, ata kanë shkëputur dhe mesazhin që Tahiri u dërgoi ndjekësve dhe qytetatëve shqiptarë në Facebook.
Vendimi i shkallës së parë u ankimua dhe ai u dënua edhe për ‘dhuratat’ që mori nga narkotrafikantët. Tashmë ai do të dërgohet në burg për të vuajtur dënimin, ndërsa kur u bë i ditur aktgjykimi, ai ka deklaruar se ky vendim ishte i padrejtë.