Dendias në Tiranë/ Alket Veliu: Në protestë për Çështjen Çame! Paskal Milo: Greqia s’mund të shtrihet 12 milje në kufirin detar me Shqipërinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dendias në Tiranë/ Alket Veliu: Në protestë për Çështjen Çame! Paskal Milo: Greqia s’mund të shtrihet 12 milje në kufirin detar me Shqipërinë

09:35 | 20/10/2020
në Kryesore, Shqiperi
0
Mbeshtetes te PDIU, gjate nje proteste te organizuar nga PDIU dhe shoqata "Cameria" prane Parlamentit, ku kane kerkuar t'i jepet fund nga parlamenti zvarritjes per miratimin e Rezolutes Came.

Mbeshtetes te PDIU, gjate nje proteste te organizuar nga PDIU dhe shoqata "Cameria" prane Parlamentit, ku kane kerkuar t'i jepet fund nga parlamenti zvarritjes per miratimin e Rezolutes Came.

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias do të zhvillojë një vizitë zyrtare ditën e sotme në Tiranë.

“Dendias do të marrë atë që Athina do”, janë edhe artikujt e kohëve të fundit të cilat janë hasur në mediat greke.

Profesor Paskal Milo i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” deklaroi se Greqia në detin Jon, në kufijtë me Shqipërinë nuk e ka mundësinë që t’i zbatojë ato 12 milje si kufi detar.

Read more

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

“Jo gjithçka që thotë media greke është e vërtetë dhe jo gjithçka që thotë media greke do të bëhet. Çështja e 12 miljeve është diskutuar gjerë e gjatë, por midis të drejtës që i jepen Konventa e “Montego Bay” e vitit 1982, një Konventë të miratuar në kuadër të Kombeve të Bashkuar dhe realiteti i zbatimit të kësaj të drejtë që çdo shtet bregdetar ka të drejtë që të zgjerojë ujerat e tij territoriale deri në 12 milje është një hendek i madh sepse jo çdo e drejtë zbatohet apriori, do të zbatohet në kushte konkrete.

Greqia në detin Jon, në kufijtë me Shqipërinë nuk e ka mundësinë që t’i zbatojë ato 12 milje si kufi detar, nuk e ka atë mundësi. Për sa kohë që nuk  e ka atë mundësi, nuk ka se si ta zbatojë sepse ka edhe një pikë në Konventën e “Montego Bay” që thuhet se atje ku ka atë mundësi duhet patjetër të ketë marrëveshje me shtetin fqinj bregdetar. Nuk mund të bëhet se kam apo nuk kam unë dëshirë. Këtë janë të detyruar ta zbatojnë të gjithë ata që kanë nënshkruar dhe pranuar këtë Konventë”, tha Milo.

Ndërkohë kryetari i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsin”, Alket Veliu, të cilët kanë paralajmëruar dhe një protestë e ka quajtur takimin e sotëm si një takim i turpit.

Sipas tij në këtë vizitë të ministrit të jashtëm grek  do të respektohet vetëm agjenda greke dhe se qeveria shqiptare nuk ka asnjë agjendë.

“Qeveria shqiptare duhet të ketë agjendën evropiane ku duhet të kërkohet heqja e ligjit të luftës diskutimi për çështjen çame dhe më pas çështja e detit. Nuk ka asnjë kuptim që dy vende anëtare të NATO-s të merren me diskutime të karakterit ekonomik, kur janë në gjendje lufte. Të hyjnë njëherë në gjendje paqe dhe më pas të fillojnë diskutime të tjera.

Në agjendën shqiptare duhet të jetë edhe çështja çame. Atje është zhvilluar një genocid të cilën qeveria greke nuk e njeh. Ne presim që qeveria greke të kërkojë një ndjesë publike dhe më pas të merret me zgjidhjen e kësaj çështje në të gjitha dimensionet e tjera.

Ne duhet të futemi në këtë vorbull, ku të diskutohet çështja e detit, kur kemi çështje më të rëndësishme për të zgjidhur. Sot me tubimin e thirrur, ne jemi për të kundërshtuar këtë takim të turpit që do të ndodhi sot. Ky është një takim i paralajmëruar para një muaji”, tha Veliu.

Sakaq protesta e thirrur nga shoqata “Çamëria” do të mbahet në orën 11:00 para Ministrisë së Jashtme.

Etiketa: Alket VeliuFondacioni Çamëria “Hasan Tahsin”ministri i jashtem grekNikos DendiasProfesor Paskal Milo

Të Lidhura

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

nga 27
23:12 | 14/01/2026
0

Arsenali bën një hap të rëndësishëm drejt finales së Kupës së Ligës në Angli. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta...

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

nga 27
23:06 | 14/01/2026
0

Interi i drejtuar nga Cristian Chivu merr një fitore të rëndësishme minimale ndaj Lecce-s, duke u imponuar 1-0 në ndeshjen...

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

nga 27
22:12 | 14/01/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi se brenda PD-së nuk ka pasur asnjë ndryshim thelbësor që nga viti 2013,...

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

nga 27
21:52 | 14/01/2026
0

Hetimet për abuzimet me fondet e shëndetësisë duket se kanë hyrë në një fazë të re. Pak para festave të...

Para
Opozita e ndan mendjen/ Protesta e fundit në datën 8 qershor

Dendias në Tiranë, PDIU dhe shoqata “Çamëria” protestë para Ministrisë së Jashtme: Takim i turpit! (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

23:12 | 14/01/2026
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

23:06 | 14/01/2026
Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com