Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Dëmtohet edhe Kukeli, Kombëtarja me mesfushë të “arnuar” ndaj Italisë

Nga Klodiana 0

Kristian Panuçi vendos të ndryshojë gjysmën e skuadrës për ndeshjen e nesërme me Italinë. Pas humbjes 3-0 në Spanjë, trajneri kuqezi pritet të hedhë në fushë gjashtë lojtarë që munguan në Alikante.

Rikthimi nga pezullimi i Mërgim Mavrajt dhe Odise Roshit do të konfirmojë këta të fundit si titullarë. Nga ana tjetër, Balliu, Veseli dhe Memolla në mbrojtje, si dhe Grezda në sulm pritet të ulen në stol. Ndërsa Xhaka dhe Llullaku do të mungojnë prej kartonëve. E sigurt është që titullarë do të rikthehen kapiteni Agolli dhe sulmuesi Sadiku.

Mirëpo, planet e Panuçit janë prishur disi në seancën e djeshme. I rikthyeri nga pezullimi, Burim Kukeli, është dëmtuar në gju dhe sipas të gjitha gjasave do ta ketë të pamundur të jetë gati për nesër. “Panorama Sport” zbulon se mesfushori ka kapur keq gjurin gjatë një dueli në stërvitje.

Fillimisht u mendua se ishte diçka e lehtë, por pas përfundimit të seancës, stafi mjekësor konstatoi se bëhej fjalë për një dëmtim serioz, që mund ta mbajë disa ditë larg fushave. Kësisoji, me mungesën e Xhakës dhe Kukelit, Shqipëria humbet “muskuj” në mesfushë në prag të përballjes me Italinë në “Loro Boriçi”.

/panoramasport

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej