Gazmend Demi: I pashmangshëm një “vetting” edhe në futbollin shqiptar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazmend Demi: I pashmangshëm një “vetting” edhe në futbollin shqiptar

16:38 | 29/05/2017
në Sport
0
Presidenti i FK Partizani, Gazmend Demi, duke folur per mediat, pas ndeshjes se futbollit derbi, Tirana-Partizani,1-2, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, luajtur ne stadiumin Selman Stermasi ne kryeqytet./r/n/r/nPresident of FK Partizani, Gazmend Demi, speaking to media, after Albanian Super League football match Tirana vs Partizani,1-2, played at the Selman Stremasi stadium in the Tirana.

Presidenti i FK Partizani, Gazmend Demi, duke folur per mediat, pas ndeshjes se futbollit derbi, Tirana-Partizani,1-2, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, luajtur ne stadiumin Selman Stermasi ne kryeqytet./r/n/r/nPresident of FK Partizani, Gazmend Demi, speaking to media, after Albanian Super League football match Tirana vs Partizani,1-2, played at the Selman Stremasi stadium in the Tirana.

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi e ka cilësuar këtë sezon si sezoni i “FSHF-së”.

I ftuar në emisionin “procesi sportiv”, Demi theksoi se është i pashmangshëm një “vetting” edhe në futbollin shqiptar.

Sa i takon Partizanit, Demi u shpreh se investitorë të huaj shumë shpejt do afrohen tek Partizani dhe niveli i ekipit do rritet ndjeshëm, por jo shumë më lart se kundërshtarët pasi kështu nuk mund të ketë garë.

Read more

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Si e shikoni sezonin e ri pa Tiranën?

Për mua si qytetar i lindur dhe rritur në Tiranë, e konsideroj një fatkeqësi të madhe. Duke e parë këtë fakt si presidenti i Partizanit, keqardhjen e shikoj dyfishe, pasi për të paktën një vit kryeqytetit do t’i mungojë përballja mes dy elitave të futbollit shqiptar.

Mendoni se ka lidhje sistemi në këtë rënie të Tiranës, duke ditur se keni qenë kritik i këtij sistemi të krijuar në FSHF?

Ky sezon u mbyll siç e deshi federata. Për mua si president i Partizanit sistemi është i rëndë. Nuk mund të futem te pjesa e Tiranës, pasi drejtuesit e saj e dinë se si e kanë pasur punën dhe hallin me federatën. Pra, për mua sistemi është i rëndë, pa asnjë platformë përpara se diskutohen variante të ndryshme.
Unë e kam kuptuar me vonesë, pasi e kam deklaruar se më parë nuk kam pasur lidhje me futbollin. A mund të më thotë njeri pse Superliga është me 10 ekipe dhe Kategoria e Parë me 20 ekipe. Por në këtë kategori është bërë edhe një ndarje veri-jug, që ne shqiptarët gjithmonë kemi qenë kundër kur PD dhe PS luftonin në politikë për ndarje skajesh.

Ju mendoni se struktura ka dështuar?

Shqipëria është shumë e vogël. A ka logjikë të bëhet kjo ndarje? Për çfarë bëhet? Për të shpërndarë investime, për të bërë vota. Duke u nisur nga kjo, ka një problematikë të madhe atje që ekziston prej vitesh, ndërsa unë thuajse këtë vit e kam vënë re. Këtë do ta shikoj me prioritet dhe së shpejti kemi edhe mbledhjen e Komitetit në FSHF. Sistemi ka shumë defekte. Edhe te Tirana, Kavaja dhe shumë ekipe të mëdha kanë problematikën e tyre.

Nga tani e tutje nuk do të votoni më si më parë, duke ngritur dorën lart për sistemin si të vendosur në allçi?

Fatmirësisht, unë vetëm një herë kam qenë aty. Edhe unë atë ditë votova me dorën në allçi, pasi nuk kemi pasur dije se çfarë bëhet. U bë sebep Fondi i Solidaritetit dhe kemi reaguar. Ndoshta edhe të tjerët do ta kuptojnë këtë gjë. Ne nuk kemi pse të mbrojmë federatën, jemi një nga ekipet legjendë në Shqipëri dhe ne duhet të vihen rregullat. Rregullat nuk vihen siç kemi votuar të gjithë më parë me dorën në allçi. Tani kemi filluar ta studiojmë dhe do të dëshiroja që këtë që po bëjmë ne ta bëjnë edhe klubet e tjera.

Si e vlerësoni pastërtinë e kampionatit shqiptar nga 1 deri te 10-ta?

Për kampionatin nuk dua të flas, por për federatën që organizon kampionatin nuk arrin as te njëshi. Ata që e drejtojnë sot federatën e kanë bërë si marifet biznesi. Unë kam shumë shoqëri te politika. Nuk ka logjikë kjo ndarje e Superligës, Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë. Ose bëje me 12, siç thoshte presidenti i Flamurtarit në prononcimin e fundit, që për mua është logjik.

Që këtu nis të dyshoj, se këtu kontroll financiar nuk di njeri të jetë bërë. Por, jemi duke i parë kështu, hap pas hapi. E nxori një gazetë se ka Fond Solidariteti, pasi sot asnjë nuk do të kishte marrë gjë. Madje duhet që atij sajtit të gjithë si presidentë t’i japin ndonjë kafe. Ata na kanë lajmëruar, pasi vetëm nga gazeta e morëm vesh.

Presidentë të tjerë kanë deklaruar se kanë pasur dijeni për këtë…

Edhe presidentin e Kukësit, të cilin e uroj për kampionatin, kur kemi qenë përballë, e kam pyetur për këtë gjë. Safeti e ngatërronte pa dashje këtë gjë me investimet. Unë e uroj Kukësin për suksesin, kryesisht qytetin.

Kalojmë te Partizani. Si e gjykoni sezonin e skuadrës suaj?

Po të ishte shumë e mirë, do të ishim kampion. Ka pasur ato luhatjet e veta, kryesisht në fillim ku patëm shumë. Por në fundin e fazës së dytë sikur u ngritëm pak. Jo vetëm tifozët e Partizanit, por e gjithë Shqipëria e di që Partizani ka zhvilluar dy faza jashtë shtëpisë së vet.

Por, që të mos bëhem i bezdisshëm, kjo ka ardhur për shkak të mosorganizimit të federatës. Nuk e kisha dëgjuar se FSHF paska qenë edhe investitore në stadiumin “Dinamo” dhe mund ta zgjidhte këtë problem edhe me Korabin. Kjo është një pikë që nuk dua ta kritikoj stafin, pasi duke luajtur jashtë kemi pasur humbje nga tifozëria. Si president dhe drejtues i Partizanit ne do të bëjmë analizat tona dhe shpresojmë që t’i rikuperojmë sa më shpejt.

Ku mendoni se e humbi Partizanin titullin?

Atë pjesën e të luajturit jashtë në dy fazat e para të sezonit e rikuperuam pas kthimit në Tiranë. Ishin 200-300 tifozë kur luanim jashtë, por ardhja në Tiranë sikur e rikuperoi diçka ecurinë. Nuk mund të flas sot se ku gabuam, pasi këtë gjë do ta bëjmë në analizën tonë si klub dhe të gjejmë defektet. E dinë, i madh dhe i vogël, sesa është penalizuar Partizani. Nuk dua që t’i bëj qejfin trajnerit tim Starova, ka pasur apo nuk ka pasur të drejtë, sepse edhe ai ka defektet e veta.

Çfarë do të ndryshojë në sezonin e ardhshëm te Partizani?

Ndryshimet do të nisin që tani për Ligën e Europës. Grupi është që tani, por do të kemi disa lëvizje, me të cilat po merret stafi teknik.

A do të jetë sërish trajner Starova?

Do të bëjmë analizat dhe i pari do të jetë Starova, pasi edhe ai mund të ketë projektin e vet. Presim që të ulemi dhe bisedojmë, pasi nuk jemi ulur akoma se ka bërë një operacion.

Po ju, do të dëshironi ta mbani?

Mos ma bëni më këtë pyetje. Starovën e kam më shumë sesa trajner. Starova është këshilltari im. Starova ngeli trajner sepse patëm një ngërç me ish-trajnerin. Në momentin që ai e dorëzoi, unë i thashë të marrë skuadrën. Do të bëjmë një analizë se si ka punuar. Partizani ka një staf shumë të madh dhe do ta shikojmë me qetësi dhe dashuri, siç thotë Ilir Meta.

Por do të themi që Partizani gjithmonë do të jetë aty lart. U bënë katër vjet, nuk e them se nuk e do Federata, por ata nuk e respektojnë, pasi është i vetmi klub që vepron me rregulla, që punon në mënyrë korrekte, të ndershme, me investime serioze. Atë që Bamiri (Topi) e kishte merak për Tiranën, po e bëjmë për Partizanin. Po bëjmë një grup menaxherial shumë të mirë dhe një grup investitorësh, që shumë shpejt do t’i dëgjoni që do të futen në sportin shqiptar.

Ne jemi në fazën e investimeve dhe të huajt kur afrohen duan që të shikojnë diçka për të arritur atje ku duhet, një garë brenda kampionatit shqiptar, jo që të dalim ne këtu lart dhe më pas nuk ka më vlerë futbolli. Po bëhet edhe kjo akademia e arbitrimit, do të kemi edhe zgjedhje vitin tjetër dhe uroj që ata që do të kandidojnë për president të sjellin platforma.

Ka kandidatë konkretë?

Kandidatë ka pasur gjithmonë, por mbase nuk ka pasur platforma. Më duket se herën e fundit nuk ka pasur kandidatë alternativë.

Partizani do të mbështesë ndonjë kandidaturë?

Partizani do të mbështesë platforma. Brenda platformës do të jetë edhe individi. Partizani është për rregulla loje të pastra. Ai që do të jetë kandidat me nota të larta, pa dyshim që do ta mbështesim.

Nga e prisni platformën?

Para tre muajsh ishte Partizani i vetmi që foli dhe tronditi. Partizani është i futbollit shqiptar, nuk jam njeri aktiv nëpër politika. Por duke qenë pjesë e futbollit, dua apo nuk dua do të jem pjesë atë ditë, sepse është interesi i të gjithëve. Unë jam për edukim brezash jo për këto barsoletat e arbitrave. Ne duhet të krijojmë grupmosha, që nesër futbollistët 15-vjeçarë të mos tremben që të vijnë te Partizani.

Për momentin është bërë problem puna e arbitrave, pasi federata i ka dënuar të gjithë, nuk kemi gjyqtarë për momentin. Të paktën tani luajmë në Ligën e Europës dhe do t’i kemi të huaj gjyqtarët. Por më kanë qetësuar se akademia e arbitrave po ecën me seriozitet dhe shpresojmë që këtu të mos i kenë futur duart pjesa e pisët e federatës.

Mos ka ndonjë platformë zoti Demi për zgjedhjet e ardhshme në FSHF?

Platforma? Unë jam president i Partizanit dhe nuk kam lidhje me drejtimet e Federatës dhe as me drejtimet politike. Jam futur te sporti dhe po mësoj. Nuk është vetëm Partizani në futbollin shqiptar. Ka personalitete që kanë vlera. Ashtu si në politikë, edhe në sport detyrimisht do të nisë vetingu. Platformat janë se si do të ecë katërvjeçari në futboll. Rreth atyre zotërinjve që do të jenë atje, për mua si Partizan do të ketë ndihmesë ai që ka platformën më të mirë dhe që do të jetë më korrekt për të drejtuar Federatën.

Tifozët kanë interes dhe e kanë merak. Ekuban do të vijojë të jetë pjesë e Partizanit?

Kemi shumë shpresë që ai do të qëndrojë me Partizanin, por dihet që Ekuban është nën kontratë me Kievon. Kievo na e ka lënë për një vit dhe shpresoj që brenda datës 5-6 qershor të vendoset dhe klubi italian të na e lërë edhe për 6 muaj apo një vit apo diçka më shumë.

Do të vijoni të luani në “Selman Stërmasi”?

Normalisht do të vazhdojmë të luajmë. Shpresoj që në shtator të kemi përfunduar së ndërtuari stadiumin tonë.

A ia keni besuar ndërtimin e skuadrës Moxhit?

Moxhi është një njeri me eksperiencë shumë të madhe. Ne kemi bërë një akord trevjeçar. Nuk kemi bërë marrëveshje vetëm për skuadrën, por gjithë ndërmarrjen Partizani. Për të qenë korrekt, ai do të përfshihet më shumë me ecurinë e ndërmarrjes, jo thjesht të ekipit.

VIDEO-SKANDALI

I pyetur për video-skandalin dhe faktin pse pranoi që të publikohej pas ndeshjes me Kukësin, presidenti i Partizanit deklaroi:

“Kjo video ka qenë bërë para ndeshjes. Sinqerisht, çunat më thanë për ta vazhduar më shumë atë punë. Pasi ka mbaruar ndeshja, më vijnë dy lojtarë, pasi kishin diçka. E kisha harruar muhabetin e videos dhe i them dikujt pse nuk ma çuat një herë që ta shikoj.
Pasi ikën dy lojtarët, ma dërgoi një person dhe m’u duk diçka jo serioze. Tani atë punë po e ndjek Prokuroria. Unë atë video e kam parë pas ndeshjes, 2-3 ditë më pas. Ajo që u transmetua ka ndodhur, ndaj më mirë ta ndjekim ligjërisht. Do kisha dëshirë që të dëgjoj këto fjalët e të tjerëve, që thonë se nuk kanë përgjegjësi”.

Etiketa: Gazmend DemiPartizani

Të Lidhura

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

nga 27 ok
10:11 | 21/03/2025
0

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

nga 27 ok
19:02 | 25/02/2025
0

Ekipi "BM Taekwondo" ka shkëlqyer në "Open Tirana 2025", një nga eventet më prestigjioze të Taekwondo-së, zhvilluar më 22 dhe...

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Një finale e parakohshme. Shorti i fazës “playoff” përcaktoi që Manchester City të përballet me Realin e Madridit për një...

Para
Lefter Maliqi-Bashës: Po pres të mbash premtimin deri nesër në 12 të natës

Lefter Maliqi-Bashës: Po pres të mbash premtimin deri nesër në 12 të natës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com