Dëmet shëndetësore e psikologjike nga konsumimi i pijeve energjike tek adoleshentët – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëmet shëndetësore e psikologjike nga konsumimi i pijeve energjike tek adoleshentët –

09:45 | 20/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Shqipëria po zbrazet, emigracioni i të rinjve uli lindjet me 35% –

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbinj, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi –

Fitova ndaj një politikani epruvete –

Trump njoftoi pezullimin e operacionit ‘Liria‘ në Ngushticën e Hormuzit, çmimi i naftës pëson rënie të ndjeshme –

Edhe pse pijet energjike nuk lejohet të shiten për fëmijët nën 18 vjeç, sërish konsumimi i tyre nga të rinjtë mbetet problematikë shqetësuese për prindërit dhe mjekët.

Ndërsa prindërit mund edhe të mos jenë në dijeni të konsumimit të herëpashershëm të pijeve energjike nga fëmijët e tyre, episodet e nervozizmit, mungesës së fokusit dhe sjellje të tjera alarmante janë thirrje ndërgjegjësuese për kontroll më të rreptë.

Nga ana e tyre, mjekët theksojnë se konsumimi i pijeve energjike nga adoleshentët dhe të rinjtë lidhet me pasoja serioze për shëndetin fizik dhe mendor, përfshirë dëmtimin e zemrës, çrregullime të sistemit nervor, probleme të përqendrimit dhe rritje të rrezikut për varësi.

Mjekja kardiologe, Anila Shahini, njëherësh drejtuese e Qendrës Shëndetësore të Specialiteteve Nr. 1 në Tiranë, tha për ATSH-në se në praktikën e përditshme klinike përballet me të rinj dhe adoleshentë me ankesa për probleme të zemrës, të cilat lidhen me konsumimin e pijeve energjike.

“Konsumi i tepërt i pijeve energjike shkakton presion të lartë të gjakut, rrahje të shpeshta dhe të forta të zemrës, ndjesi marrjeje fryme dhe ankth. Konsumi i pijeve energjike mund të shkaktojë aritmi edhe te të rinj që nuk kanë pasur më parë probleme të njohura të zemrës. Kjo lidhet kryesisht me përmbajtjen e lartë të kafeinës në këto pije. Ato përmbajnë nga 80–300 miligramë kafeinë, ndërkohë që një filxhan i zakonshëm kafeje përmban deri në 100 miligramë kafeinë. Përveç kafeinës, pijet energjike përmbajnë edhe substanca shtesë si guarana, taurina dhe L-karnitina”, tha Shahini.

Dëmet shëndetësore e psikologjike nga konsumimi i pijeve

Mjekja thekson se probleme shfaqin të rinjtë që i konsumojnë shpesh dhe ata që kanë faktorë predispozues si tolerancë të ulët ose intolerancë ndaj kafeinës, rrahje të zemrës me tendencë të lartë mbi 80 rrahje/minutë, natyrë të ndjeshme ose episode ankthi, pagjumësi, periudha stresi apo mbingarkese mendore, si gjatë provimeve, si edhe mbingarkesë fizike ose emocionale në punë.

“Gjithmonë më të kujdesshëm ndaj konsumit të tepërt duhet të jenë ata që kanë pasur më herët probleme të zemrës si çrregullime të ritmit, sëmundje të valvulave, sëmundje të muskulit të zemrës, pamjaftueshmëri kardiake apo sëmundje të arterieve koronare. Kujdes duhet të kenë edhe individët me hipertension më të madh se 130/90 ose mbi vlerat optimale 120/80. Kur pijet energjike kombinohen me aktivitet intensiv fizik, ato bëhen edhe më të rrezikshme, sepse vetë aktiviteti fizik rrit punën e zemrës dhe në këto kushte shtohet rreziku për efekte të dëmshme”, tha Shahini.

Ajo shton se kombinimi i pijeve energjike me ato alkoolike sjell pasoja edhe më të rënda.

“Kombinimi i pijeve energjike me alkoolin mund të shkaktojë gjithashtu probleme të sistemit nervor, stomakut dhe mëlçisë, për shkak të ndërveprimit të përbërësve. Paraqitjet më të shpeshta në urgjencë te të rinjtë janë çrregullimet e ritmit të zemrës apo rritja e vlerave të presionit arterial si pasojë e abuzimit në përgjithësi dhe konsumit të tepërt të pijeve energjike”, vijoi ajo.

Mjekja kardiologe shprehet se ekziston edhe mundësia e krijimit të varësisë nga pijet energjike, pasi ekziston varësi nga konsumimi i shpeshtë i tyre, e lidhur me sasitë e larta të kafeinës, sheqerit dhe stimuluesve si taurina dhe guarana.

“Kjo varësi është si fizike, ashtu edhe psikologjike. Trupi ndërton tolerancë ndaj përbërësve dhe për të marrë të njëjtin efekt, kërkohet gradualisht sasi më e madhe. Me rritjen e sasisë rritet edhe mundësia për efekte të dëmshme në zemër dhe jo vetëm. Sipas udhërrëfyesve të shoqatave evropiane dhe amerikane të pediatrisë, për moshën 12–18 vjeç, maksimumi ditor i kafeinës është deri në 100 miligramën. Adoleshentët janë më të ndjeshëm ndaj efekteve të kafeinës se të rriturit. Edhe brenda dozave të sugjeruara, kafeina mund të shkaktojë çrregullime gjumi, ankth, rritje të rrahjeve të zemrës, presion të lartë të gjakut dhe shqetësime në stomak. Autoritetet shëndetësore këshillojnë fuqimisht që fëmijët dhe adoleshentët të mos konsumojnë kurrë pije energjike për shkak të përmbajtjes së lartë të kafeinës, sheqerit dhe stimuluesve si taurina, të cilat kanë efekt të shpejtë dhe të fortë në zemër”, pohoi Shahini.

Kardiologia Shahini u bën thirrje të rinjve dhe adoleshentëve që të ndjekin një dietë e shëndetshme duke kombinuar karbohidrate, proteina dhe yndyra për energji të qëndrueshme.

Apeli i psikologes: Prindërit të rrisin vëmendjen ndaj fëmijëve

Përveç, ndikimit që pijet energjike kanë në shëndetin e adoleshentëve, një tjetër pasojë është aspekti psikologjik.

Psikologia Jonida Haxhiu, tha për ATSH-në se tërheqja e të rinjve nga pijet energjike në këndvështrimin psikologjik më së shumti vjen për shkak të efektit stimulant që këto pije kanë në organizëm dhe tendenca për të përsëritur një efekt i cili mendohet se përmirëson performancën.

“Një arsye po aq potenciale për të filluar, por edhe për të vazhduar përdorimin e pijeve energjike është edhe modelimi i sjelljes së bashkëmoshatarëve e jo pak herë, edhe presioni i tyre për përdorimin e tyre. Problemi kryesor, sipas ekspertëve lidhet me substancat stimuluese që këto pije kanë, të cilat jo në pak raste janë lidhur me raportime të gjendjeve të ankthit, ngarkesë emocionale, pagjumësi, vështirësi përqendrimi etj”, tha ajo.

Psikologia Haxhiu pohon se konsumi i pijeve energjike ndikon në shumicën e rasteve në mënyrë direkte te gjumi, duke shkaktuar probleme në cilësinë e gjumit.

“E nesërmja pa gjumë e vendos individin në vështirësi për përmbushjen e detyrimeve të tij, sikurse është ngarkesa shkollore një nga impenjimet prioritare të adoleshentit, duke e kthyer në një nevojë marrjen e pijeve energjike për përballimin e tyre. Në shumicën dërrmuese të rasteve një adoleshent që përdor pijet energjike me frekuencë të lartë, shfaq vështirësi në përmbushjen e detyrimeve shkollore, gjë e cila mund të shkaktojë nga ana tjetër debate, konflikte, ndjesi negative”, theksoi Haxhiu.

Ajoi shtoi se përdorimi i pijeve energjike lidhet me ankthin, irritimin, uljen e përqendrimit dhe një sërë efektesh të tjera të papëlqyeshme.

“Për adoleshentët shpesh është e vështirë menaxhimi i sjelljeve të tilla që lidhen me një ndikim në përjetimin psikologjik, por edhe me modele të përhapura apo të preferuara midis bashkëmoshatarëve. Prindërit është shumë e rëndësishme të kenë vazhdimisht në konsideratë faktin që sjelljet e shëndetshme krijohen dhe marrin përforcimin kryesor në familje. Kjo do të thotë që prindërit duhet të kujdesen shumë që të krijojnë – sidomos nëpërmjet modelit të tyre – sjelljet e shëndetshme tek fëmijët, të cilat duhet patjetër të përforcohen dhe marrin vëmendje edhe kur fëmija rritet, pra kalon në adoleshencë, moshë në të cilën shtohen edhe modele të tjera sikurse shoqëria, apo ndikime si mediet sociale”, tha Haxhiu. /ATSH

Të Lidhura

Shqipëria po zbrazet, emigracioni i të rinjve uli lindjet me 35% –

Shqipëria po zbrazet, emigracioni i të rinjve uli lindjet me 35% –

nga 27
08:36 | 06/05/2026
0

Shqipëria është ndër vendet europiane ku emigracioni mund të ndikojë më tej në rënien e popullsisë, për shkak të largimit...

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbinj, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi –

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbinj, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi –

nga 27
08:26 | 06/05/2026
0

Një aksident detar u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në zonën detare në veri të...

Fitova ndaj një politikani epruvete –

Fitova ndaj një politikani epruvete –

nga 27
08:22 | 06/05/2026
0

Aulon Kalaja ka fituar ditën gjyqin kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili e kishte paditur për shpifje, pas...

Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane –

Trump njoftoi pezullimin e operacionit ‘Liria‘ në Ngushticën e Hormuzit, çmimi i naftës pëson rënie të ndjeshme –

nga 27
08:18 | 06/05/2026
0

Vendimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të pezulluar operacionin “Liria” është pritur pozitivisht nga tregjet globale, duke reflektuar...

Para
I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare –

I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria po zbrazet, emigracioni i të rinjve uli lindjet me 35% –

Shqipëria po zbrazet, emigracioni i të rinjve uli lindjet me 35% –

08:36 | 06/05/2026
Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbinj, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi –

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbinj, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi –

08:26 | 06/05/2026
Fitova ndaj një politikani epruvete –

Fitova ndaj një politikani epruvete –

08:22 | 06/05/2026
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane –

Trump njoftoi pezullimin e operacionit ‘Liria‘ në Ngushticën e Hormuzit, çmimi i naftës pëson rënie të ndjeshme –

08:18 | 06/05/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:12 | 06/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria po zbrazet, emigracioni i të rinjve uli lindjet me 35% –
  • Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbinj, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi –
  • Fitova ndaj një politikani epruvete –
  • Trump njoftoi pezullimin e operacionit ‘Liria‘ në Ngushticën e Hormuzit, çmimi i naftës pëson rënie të ndjeshme –
  • Këmbimi valutor 6 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Maj 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria po zbrazet, emigracioni i të rinjve uli lindjet me 35% –
  • Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbinj, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com