I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare –

09:59 | 20/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Maj 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 6 Maj 2026

Finish “i lodhur” i Arsenal, mbërrin në finalen e Champions pas 20 vjetësh –

Ish-gjyqtari Ervin Metalla fiton në Strasburg pas shkarkimit nga vettingu –

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje në rrjetet sociale ndaj projektligjit të qeverisë për kontrollin e investimeve të huaja, duke e cilësuar atë si të vonuar, të mangët dhe pa garanci reale për sigurinë kombëtare dhe standardet europiane.

 

Ajo u shpreh se ka depozituar në Kuvend një ligj të plotë për screening-un e investimeve të huaja direkte (FDI), të hartuar me mbështetjen dhe ekspertizën e SHBA-së dhe BE-së, por theksoi se u rrëzua nga maxhoranca.

Tabaku shtoi se qeveria vjen me një version të cunguar të të njëjtit ligj, “vetëm pasi krizat e korrupsionit kanë nxjerrë në pah rrezikun real që vjen nga mungesa e filtrave seriozë”.

“Djalli fshihet gjithmonë në detaje,” theksoi Tabaku, duke vënë në dukje se ligji i propozuar nga qeveria parashikon që analiza e sigurisë së investitorëve të huaj të bëhet nga vetë qeveria, një qasje që ajo e konsideron thellësisht problematike, në një moment kur AKSHI është vënë në qendër të akuzave publike si grup i strukturuar kriminal.

Një tjetër problem madhor, sipas Tabakut, është fakti se ligji i qeverisë lë jashtë sektorë jetikë për sigurinë kombëtare si infrastruktura, energjia, teknologjia e informacionit dhe projektet Smart City.

Ajo ngriti shqetësimin se pa një analizë të thelluar dhe të pavarur, askush nuk garanton që investitorët, nënkontraktorët apo burimet e financimit në këta sektorë vijnë nga vende dhe interesa të sigurta.

Deputetja demokrate paralajmëroi se një strukturë e akuzuar për korrupsion dhe abuzim, e cila sot ka në dorë të dhëna sensitive si ato të Gjendjes Civile dhe E-Albania, nesër mund të administrojë edhe tenderë që lidhen drejtpërdrejt me sigurinë publike, si kamerat e qyteteve.

“Ky nuk është thjesht një ligj për integrimin europian,” u shpreh Tabaku. “Është një çështje normash, standardesh dhe vlerash. Dhe shqiptarët nuk kanë arsye të besojnë se këto mund të garantohen nga një qeveri që po zhytet çdo ditë e më shumë në afera korrupsioni.”

Në përfundim, Tabaku ritheksoi se Shqipëria ka nevojë për një ligj serioz, gjithëpërfshirës dhe të besueshëm për kontrollin e investimeve të huaja, jo për zgjidhje formale dhe gjysmake që rrezikojnë sigurinë kombëtare dhe besimin e partnerëve ndërkombëtarë.

Të Lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Maj 2026 –

nga 27
07:38 | 06/05/2026
0

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do jete shume e qëndrueshme gjate gjithë kësaj dite. Do merrni edhe vendime te rëndësishme...

Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 6 Maj 2026

nga 27
07:36 | 06/05/2026
0

Vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.moti ne pranvere Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti...

Finish “i lodhur” i Arsenal, mbërrin në finalen e Champions pas 20 vjetësh –

Finish “i lodhur” i Arsenal, mbërrin në finalen e Champions pas 20 vjetësh –

nga 27
23:10 | 05/05/2026
0

Goli i Bukajo Saka në pjesën e parë i siguroi Arsenalit kualifikimin në vetëm finalen e dytë në historinë e...

Ish-gjyqtari Ervin Metalla fiton në Strasburg pas shkarkimit nga vettingu –

Ish-gjyqtari Ervin Metalla fiton në Strasburg pas shkarkimit nga vettingu –

nga 27
22:46 | 05/05/2026
0

Ish-gjyqtari Ervin Metalla, i cili ishte shkaktuar nga vettingu ka fituar gjyqin në Strasburg. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg e...

Para
Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –

Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Maj 2026 –

07:38 | 06/05/2026
Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 6 Maj 2026

07:36 | 06/05/2026
Finish “i lodhur” i Arsenal, mbërrin në finalen e Champions pas 20 vjetësh –

Finish “i lodhur” i Arsenal, mbërrin në finalen e Champions pas 20 vjetësh –

23:10 | 05/05/2026
Ish-gjyqtari Ervin Metalla fiton në Strasburg pas shkarkimit nga vettingu –

Ish-gjyqtari Ervin Metalla fiton në Strasburg pas shkarkimit nga vettingu –

22:46 | 05/05/2026
“Ferma e Mollëve” e Dritan Agollit, 786 MLN lekë/ Kush është biznesmeni nga Ku çova që këputi tenderin me “Flamur të kuq”? –

“Ferma e Mollëve” e Dritan Agollit, 786 MLN lekë/ Kush është biznesmeni nga Ku çova që këputi tenderin me “Flamur të kuq”? –

21:20 | 05/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Maj 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 6 Maj 2026
  • Finish “i lodhur” i Arsenal, mbërrin në finalen e Champions pas 20 vjetësh –
  • Ish-gjyqtari Ervin Metalla fiton në Strasburg pas shkarkimit nga vettingu –
  • “Ferma e Mollëve” e Dritan Agollit, 786 MLN lekë/ Kush është biznesmeni nga Ku çova që këputi tenderin me “Flamur të kuq”? –
  • Procesi i anëtarësimit në BE po merret peng nga opozita, PS të mos e lejojë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Maj 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 6 Maj 2026

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com