Pas shtyrjes së seancës në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ekspertiza mjeko-ligjore ka dorëzuar aktin e vdekjes së Admir Murataj në Prokurori.
Sipas burimeve ekspertiza ka konkluduar se gjurmët e gishtave të personit që u vra pas përplasjes me Policinë, korrespodojnë me ato të Murataj.
Kjo ekspertizë do të bëjë që Prokuroria të mbyllë dhe dosjen e Muratajt, ndësrsa ai akuzohej dhe për dy grabitje të ndodhura më parë në Rinas.
Kujtojmë se Murataj u vra gjatë një përplasje me armë me Policinë në datën 9 Prill, ndërsa familjarët kërkuan dje që personat që qëlluan ndaj tij të dënohen.