• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dekriminalizimi dhe barbarët e rinj

17:14 | 23/05/2016
në Opinion
0

Nga Ben Andoni

Media dhe rrjetet sociale kanë marrë një ushqim të mirë orët e fundit për sa i përket publikimit të formularëve të vetë-deklarimit të zyrtarëve, subjekt të Ligjit për Dekriminalizmin prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ky shënoi hapin e parë të procesit, që duhet të konsiderohet si ai sasior, ndërsa vendi kryesor i mbetet verifikimit, të cilin do bëjnë institucionet përkatëse sa i përket vërtetësisë së tyre dhe që konsiderohet si hapi cilësor. Në këtë fazë të parë, atë të vetëdeklarimit, ligji nuk prek asnjë zyrtar apo politikan dhe kjo përbën zhgënjimin e parë të njerëzve, që kërkonin të kishte një lloje kthese sa i përket moralit zyrtar.

Lexo edhe

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Politikanët dhe sidomos parlamentarët justifikohen se shkalla e dytë do të verifikojë shumë nga formularët. Dakord, por çfarë, nëse nuk japin dorëheqje vetë të akuzuarit?! Pasi, problemi më i madh i të gjithë këtij ligji zhurmëmadh është se shumë nga çështjet ku janë akuzuar personalitetet janë pushuar më vonë me vendime nga gjykatat shqiptare!!!

Kjo e bën rebusin e vështirë, por më shumë të pavlerë. Dhe, kjo lidhet me përballjen e moralit të sotëm me malin e pathyeshëm të burokracisë shtetërore, ku objektivat në çdo rang pushteti mbeten thjesht kalkulime politike. “Si rezultat, në kohët e sotme ne jetojmë në një botë ku racionaliteti ka të bëjë kryesisht me mjetet dhe jo me objektivat/përfundimet. Autoriteti burokratik është pika kulmore e kësaj ndarjeje ndërmjet faktit dhe vlerës, sepse ai e përligj pushtetin e tij duke i bërë apel efikasitetit dhe ekspertizës, në vend të objektivave/përfundimeve të tij, citohet Roxane L. Euben në “Enemy in the mirror”.

Duhet shtuar se problemi është edhe më i vështirë, kur mendon se çështja ka të bëjë me moralin politik të liderëve, që i kanë zgjedhur, apo ata që kanë rekrutuar zyrtarët. Për hir të së vërtetës, paçka patetizmave të radhës që kanë shkëmbyer Basha dhe Rama në rrjetet sociale, Ligji i Dekriminalizimit, më së shumti ka nxjerrë, gjëra që diheshin. Ndërkohë është një masë e madhe zyrtarësh, e cila ende besohet s’e ka parë të arsyeshme të vetë-deklarohet. Kjo të përshfaq se: Shqipëria është një peng i madh i moralit të saj politiko-social-kulturor. Dhe kjo krizë na ka prekur kaq shumë sa zor të besosh mes njerëzve të akuzuar se do të ketë përballje me drejtësinë e moralit. Askush nga të vetëdeklaruarit me probleme nuk bëri qoftë edhe një mea culpa dhe të bënte një hap qytetar shfajësimi të ndershëm veç justifikimeve, që do të thotë se asgjë do të ndryshojë në rrënjë.

Me pak fjalë, mund të heqësh një zyrtar, mund të akuzosh, por nuk mund të shkallmosh strukturën monolite të degradimit moral të gjithë shoqërisë, e cila na ka prishur perceptimin dhe mbi të gjitha besimin për ndryshim.

MacIntyre sugjeron se kriza moderne morale është madje si një sëmundje që prek vetë fuqinë tonë të perceptimit dhe përfytyrimit. “Thelbësore për situatën moderne është padituria jonë, se tanimë barbarët mbajnë frerët e pushtetit”, thoshte duke na lënë të mendojmë se ligji ynë është thjeshtë një stad i ri ku do përplasen, por pa shkaktuar asnjë ndryshim, barbarët e rinj që kanë pushtuar gjithçka dhe e mbajnë peng vendin.

/javanews.al/

Etiketa: barbarëtBen AndoniEnemy in the mirrorligji i dekriminalizimitmea culpamonoliteRoxane L. Euben

Të Lidhura

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

nga 27
11:42 | 14/06/2023
0

Nga Edward P. Joseph Nëse është që mund ta kuptojë përplasjen e shëmtuar dhe të panevojshme mes Shteteve të Bashkuara...

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Para
Përndjekësit e rinj të Zhitit

Për tregtarët e luleshtrydheve dhe vajzën nga Mirdita

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kriminelët në veri të Kosovës

Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –

17:00 | 21/09/2023
Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

12:11 | 21/09/2023
Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

11:22 | 16/09/2023
Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –

Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –

12:57 | 15/09/2023
Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –

Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –

12:57 | 15/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –
  • Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –
  • Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –
  • Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –
  • Beteja me flakët, flet kreu i Sindikatës së zjarrfikësve: Kopshtet në rrezik nga veshja…

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com