Kryetari i PD, Lulzim Basha ka thirrur në orën 19:00 kryesinë e PD për të diskutuar mbi situatën politike në vend.
Mbledhja vjen pas dekretit të Presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve.
Kujtohmë se mesditën e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi zbatimin e dekretit të presidentit, Ilir Meta i cili urdhëroi ndërprerjen e zgjedhjeve dhe ngarkon këtë institucion të merrte masat për t’ia njoftuar këtë akt të gjithë subjekteve zgjedhore.