Debatet që vetëprovokon Edi Rama – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debatet që vetëprovokon Edi Rama

08:47 | 04/01/2017
në Opinion
0

Nga Mero Baze

Diferenca mes debateve që vetëprovokon Edi Rama dhe debateve që kanë mbajtur hapur kundërshtarët e tij, është thellësisht cilësore në favor të tij. Dhe kjo duket se nuk është rastësi, por strategji e tij. Është paksa mes të qenit hilanjos dhe qesëndisës, në lehtësinë me të cilën i peshkon kundërshtarët, që të punojnë për të, duke marrë rolin e kritikut.

Debati i fundit mbi koncertin e Ansamblit të Filarmonisë së Vjenës në Tiranë, është rasti më i freskët. Me një delir që shqiptarëve nuk u mungon, që të vendosin veten atje ku nuk është, as vendi dhe, as profili i tyre, ai ka arritur ta nisë vitin e ri në Shqipëri me një debat mbi vlerat apo problemet e një koncerti luksoz në Tiranë. Në një rast të ngjashëm vite më parë unë kritikoja Sali Berishën, pse kishte harxhuar 1 milion euro për të kënduar Çiljeta në një koncert në Tiranë, i cili synonte të zhurmonte protestën politike të opozitës. Paratë e koncertit, pra 1 milion euro, i paguante Ministria e Integrimit, ajo e Turizmit dhe ajo e Inovacionit, pra Bregu, Xhaferraj dhe Pollo, pasi nuk e mbante dot atë faturë asnjë minsitri. Përtej faturës dhjetëfish më të lartë, kishim të bënim me një tallava që hapej me këngën “Burrë i lindur lart në pisha, Rrofsh e qofsh Sali Berisha!”, vazhdonte me këngët “hit” të Çiljetës, për gjithë pjesët erotike dhe jo erotike të trupit dhe mbyllej me thirrjet “Sali, Sali, ti je bota!”.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Sot, debati është, pse është paguar 160 mijë euro për Ansamblin e Filarmonisë së Vjenës, pse vunë qeleshe në kokë, pse morën nga një gotë raki, e kështu me radhë. E vetmja vërejtje e përbashkët është Sandri, i cili është gjithmonë aty në krah të kryeministrit për të marrë pjesën e tij.

Por, tani problemi nuk është tek cilësia e koncertit, për të cilin të gjithë pajtohen që ishte perfekte, por tek fakti se si Edi Rama ka arritur ta nxisë këtë debat, ta provokojë dhe t’i kthejë armiqtë e tij, në aleatin e tij kryesor, duke e nisur vitin e ri me një debat luksoz për shoqërinë tonë.

Nëse punon për një redaksi të huaj të akredituar në Tiranë dhe shefi të pyet se cili është debati i ditës në Tiranë, ti duhet t’i shpjegosh, se kryeministri dhe rivalët e tij, janë duke u përleshur për qeleshet, rakinë dhe regjinë e koncertit të Ansamblit të Filarmonisë së Vjenës në Tiranë. Sikur shefi të mos ta dijë që ky vend është i mbushur me plot halle e probleme, do mendojë që jemi vërtetë Austria, pasi atje ndodh realisht që gazetat hapen me cilësinë apo performancën e një koncerti që zhvillohet në opera.

Edi Rama ia ka arritur kësaj dite. Ky në fakt është talenti i tij më i mirë në marrëdhëniet publike, të cilin e aplikon shpesh. Provokimi i debateve që e nxjerrin atë në pozitë superiore, ka nisur me provikimet që u bën “idiotëve nacionalistë” fqinjë si në Serbi apo Greqi, lidhur me nacionalizmin e tyre etnik, ksenofobinë ndaj shqiptarëve dhe frymën antiperëndimore, duke i nxjerrë shpesh në pozicion “jashtë loje” me shpërthimet e tyre të vjetra.

Kjo që po ndodh në Tiranë këto ditë është vërtetë gazmore. Debati i provokuar dhe i mbajtur gjallë nga Rama, ka mbytur debatin mbi ndonjë epidemi të mundshme gripi apo të ftohtit polar që po vjen, ka mbytur debatin mbi reformën zgjedhore apo të ardhmen e koalicioneve, madje vetë aktorët politikë, janë turrur të përfshihen në këtë polemikë nga frika se mos fiton pikë Edi Rama.

Por, e vërteta e vetme është që Edi Rama nuk fiton nga bilanci i këtij debati, por nga vetë debati. Atij i mjafton qysh në kohën që qeveris të debatohet mbi cilësitë e koncerteve të instrumentistëve vjenezë, kurse në kohën e Berishës të debatohej, nëse ai, Shkëlzeni tjetër kishte gisht në vrasjen e 26 njerëzve në Gërdec, nëse vetë Berisha urdhëroi vrasjen e katër qytetarëve, nëse ai do ta vriste apo jo kryetarin e opozitës, nëse ishte apo jo vërtetë horr bulevardi Presidenti dhe a ishte lavire Kryeprokurorja.

Edi Ramës i mjafton kaq, që të dalë i fituar nga ky debat dhe duke qëndruar jashtë tij. Por, duket se i shijon shumë, pasi sapo shuhet pak zhurma, ai i provokon sërisht që të vazhdojnë të flasin për këtë gjë. Dhe ata nuk rreshtin për fatin e tij të mirë, duke tentuar t’u mbushin mendjen shqiptarëve, të thonë me vete “debate të tilla paçim!”.

/gazetatema.net/

Etiketa: Ansambli i Filarmonisë së Vjenësdebatetedi ramagazmoreGërdecMero Bazeprovokon

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Kapshticë, vinçi godet për vdekje një 43 vjeçar

Kapshticë, vinçi godet për vdekje një 43 vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com