Trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi ka deklaruar se Italia vjen në këtë takim të rëndësishëm në një formë të mirë ndërsa e kundërta është në kampin tonë.
Teksa afron përballja e 24 marsit Itali-Shqipëri De Biasi tha se duhet të bëj llogaritë me shumë probleme kjo përshkak të mungesave të Berishës dhe dy qendërmbrojtësve.
“Ndeshja po afron dhe më kanë kapur emocionet. Për fat të keq kundërshtari ynë Italia ka lojtarë që po kalojnë një formë shumë të mirë si Belotti, Immobile dhe Candreva ndërsa unë duhet të bëj llogaritë me shumë probleme. I pari është me portierin pasi mungon Berisha por edhe dy qendërmbrojtësit. Kemi shumë vështirësi por do të luajmë shanset tona ndaj Italisë kjo është e sigurt” përfundon De Biasi.
Përballja do të luhet në stadiumin e Palermos “Renzo Barbera” dhe është ndeshja e 5-të e fushatës kualifikuese për në Botërorin “Rusi 2018”.