Dashuria e ndaluar në kampin e internimit në Saver – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dashuria e ndaluar në kampin e internimit në Saver

19:46 | 07/07/2016
në Uncategorized
0

Historia e Bedra Kabës, vajza që kaloi rininë në kampet e internimit në Lushnje, atje ku nuk e sillte fati kurrë “princin e kaltër”. Si u refuzua nga brigadieri komunist, kur e mësoi biografinë.… “Një fqinje më kishte parë me të dhe i kish thënë mamasë: e pashë vajzën tënde me një djalë… sa i mirë që ishte”… Ishte… por ai qe Kurrkushi … E tillë ishte ajo kohë që quhej komunizëm!!!

“Vij me një maj, me trenin e orës nëntë, dil e më prit!”, ky ishte telegrami që i erdhi Bedra Kabës nga brigadieri komunist i Lukovës në pranverën e vitit 1979, në Saver të Lushnjes. Ai kishte rënë në dashuri me Bedrën dhe kishte vendosur t’i kërkonte dorën në familjen e saj. Ishin takuar në aksionet e rinisë në Lukovë.

bedraaaAjo, me të cilën do të përballej djali simpatik me teserën e partisë në xhep, do të ishte shumë zhgënjyese për të, ndërsa për Bedrën ishte krejt e zakontë. Bedra ishte vajza e Myslym Kabës nga Dibra, i cili ishte internuar në Saver të Lushnjes, sepse njëri prej djemve të tij ishte arratisur dhe për pasojë ishte internuar e gjithë familja. Bedra ishte një prej shtatë fëmijëve të familjes Kaba. Ishte vajzë e re 18 vjeç, kur erdhi në barakat pa dritë të Savërit për të ngrysur atje pjesën më të madhe të jetës, në vuajtje e dëshpërim. Historia me brigadierin komunist të Lukovës do të ishte një prej këtyre momenteve që i përforconte asaj fatin e keq të projektuar nga sistemi komunist.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Është një histori prekëse, e cila përcjell dramën e të rinjve në kohën e komunizimit. Dramë jo vetëm për Bedrën që përfaqëson pjesën e të rinjve të shtresës së persekutuar, por edhe të palës tjetër, komunistëve që shpesh ndodhte që të hidhnin sytë tek këto vajza, dashuria, për të cilat ishte e ndaluar.

Kur dy të rinj dashuroheshin në kohën e komunizimit, e para pyetje që vinte nga prindërit e secilit ishte: A ka njollë në biografi?! Nëse kjo kapërcehej çdo tjetër ishte shumë e lehtë. Ky ishte kriteri bazë që kushtëzonte lidhjet e gjithkujt në atë kohë. Ishte pikërisht kjo pyetje, ky kriter që përcaktonte fatin  e të rinjve në komunizëm. Biografia ishte mallkimi që i ndiqte nga pas vajzat e shtresës së të pëndekurve politik. Për to nuk kishte asnjë shans që të mund të lidhnin jetën me një njeri të zakonshëm e aq më pak me një që i përkiste familjeve komuniste.

saver 1971Ky mallkim e ndoqi pas dhe Bedra Kabën e shoqet e saj në kampin e Savërit në Lushnje. Kanë kaluar shumë vite dhe Bedra rrëfen sot momente pikante të jetës së saj, por edhe të shoqeve në kampet e internimit. I rrëfen thjeshtë dhe pa pompozitet, në profilin e  saj në facebook. Disa rrëfime të Bedra Kabës i ka mbledhur studiuesi Jozef Radi dhe i ka publikuar në faqen e tij, “RadiandRadi”. Më poshtë publikojmë një prej këtyre rrëfimeve, dhe pikërisht atë që ka të bëjë me historinë me brigadierin komunist.

Rrëfimi

Në fillim të viteve ’70, lufta e klasave ishte pak e zbutur! S’kisha as pesë muaj që kisha filluar punë në bujqësi kur një shoqen time dhe ajo me biografi të keqe, e caktuan në aksion në Lukovë të Sarandës. Prindërit e saj nuk e lejuan të shkonte në aksion, por ajo kishte aq shumë dëshirë të shkonte dhe më lutet mua: “Po të vish edhe ti ato do më lejojnë!” “Po tani sa kam filluar pune – i thashë – si t’i them babait do iki në aksion! Ama thellë në shpirt edhe unë e kisha dëshirën të ikja, ngaqë u mërzita shumë që s’vazhdova dot shkollën e Lartë…

Isha vërtet keq, pothuaj çdo natë shihja në ëndërr vetëm shkollën. Atëhere thashë: Po i them babait se më kanë caktuar për të shkuar në aksion dhe duhet të shkoj, sepse ti e di pak s’jemi me biografi në rregull, e pak të neglizhojmë. Dhe kështu bëra. Ai më tha: “Po mirë moj bijë shko. Kështu me 4 janar të 1979 nisemi për aksion në Lukovë. Ftohtë… Rruga tepër e vështirë… Udhëtimi na zgjati dy ditë… Një natë flejtëm nëpër familje në Memaliaj. Kur mbrritëm në Lukovë vendi ishte një parajsë e vërtetë… Taraca plot me limona e portokalle… Një punë vullnetare e paparë nga rinia!! Atje të dukej se ishe në një botë krejt tjetër… e izoluar nga vendi. Stacionet e radios kapnin vetëm Greqinë…

bedraKështu filluam të punojmë për hapjen e tarracave të reja nëpër kodrat e atij vendi. Një shoqja ime një vajzë nga Savra, e cila kishte qenë më parë aty në aksion, i kish dhënë një letër shoqes që ishim bashkë për t’ia dhënë një djali që kishte njohur aty në Lukovë dhe ajo mbasi e gjeti ia dha porosinë e letrës. Ai ishte vendali dhe brigadier i vullnetarëve të një rrethi. Dukej djalë i sjellshëm. Mbasi kalojnë nja pesëmbëdhjetë ditë, ai vjen dhe i thotë shoqes time: “Më pëlqen shoqja jote, a mund t’i thuash ndonjë fjalë për mua!! Po, i thotë ajo, i them por është pak e vështirë… Një ditë ajo më thotë… Ej, i them unë, ti je e re dhe s’e di që ne jemi si kantrabandë këtu… Ajo mundohej të më mbushte mendjen… Isha aq e zhgënjyer nga biografia, që s’më kishin dhëne shkollën e Lartë, e jo të më merrte ai djalë komunist mua!!! Megjithatë gjithmonë i kam pas qejf sfidat, edhe pse mund të vuaja thashë do ta provoj sa mund të bëj ky njeri për mua.

Të nesërmen niseshim për në shtëpi, mbasi aksionit i kish ardhë fundi… I them shoqes i thuaj se sonte mundem ta takoj…  E takova dhe i thashë: Mirë jam dakort mund të vish të më kërkosh në shtëpi… mirë më thotë, posa të më jepet mundësia do të vij. Të nesërmen u nisëm. Mbas katër muajeve, një ditë para një majit, më vjen një telegram: “Vij me një maj, me trenin e orës nëntë, dil e më prit!” Oh sa keq e ndjeva veten… Si t’i them babait… po si ti them atij për biografinë, ku ta fus në këto baraka!!! Rashë në pikë të hallit ç’të bëja… më dridhej trup nga frika… se ç’mund të më thoshin të shtëpisë, po sikur ai të më pranonte kështu siç isha… Më duhej të shkoja atje në Lukovë në fund të botës. Me shumë dilema dhe frikë afrohem te babai dhe i them… O babë, kam njohur një djalë kur isha në aksion, por mos ki frike se unë nuk është se e dua, por ai do vij nesër dhe dua që t’i tregosh historinë tonë. Sido që të vijë puna mos të ngelet merak për mua se unë e di që ai s’më merr, se është me testë partie!! Eh… edhe tani që e kujtoj, them Kushedi sa keq duhet të jetë ndjerë babai i shkretë…

Të nesërmen dola dhe e prita te stacioni i trenit dhe bashkë u nisem për në Savër. Nga Lushnja ishte nja katër kilometra larg. Se di si e bëra atë rrugë… flisja për t’i treguar se diçka më pengonte në atë lidhje me të, por ai s’më kuptonte… Njiherë më pyeti: Mos ka qenë gjë babai me ballin! Jo, i thashë por s’arrita t’i shpjegoj asgjë pa ardhur në shtëpi. Erdhëm në shtëpi mirë që s’ishte nëna, po vetëm babai… Mbas një bisede prezantuese, ai filloi t’i tregojë për historinë tonë. Në këtë kohë ai vetëm u nxi në fytyrë dhe s’foli asnjë fjalë… veç u ngrit të ikte. Dal e përcjell deri në xhade të madhe dhe gjatë rrugës nuk këmbyem asnjë fjalë të vetme. S’e di… çdo gjë m’u mblodh lëmsh në grykë… Ishte zhgënjimi i dytë nga biografia… E lashë të ikte atë djalë pa i thënë e pa më thënë asnjë fjalë…

E tillë ishte ajo jeta jonë midis ferrit dhe dritës… Një komshie më kishte parë me të, dhe i kish thënë mamasë e pashë vajzën tënde me një djalë… sa i mirë që ishte… Ishte… por ai s’qe kërkushi, sepse nga pas na ndiqte si hije biografia… E tillë ishte ajo kohë që quhej komunizëm!!!

kampi i saverit

Takim pas 25 vitesh në vendin e vuajtjes..

Një ditë tepër e veçantë takimi mbas 25 vjetëve . Këto janë disa zonja që jetuan me vite në këto baraka, të ngritura nga rregjimi komunist për ne armiqet e tij. Ritakohemi shihemi, përqafohemi mbas kaq vjetësh me emocion dhe mall duke përkujtuar vitet më të dhimbshme ndoshta dhe të bukura për dashurin, respektin dhe mirësinë që patën familjet tona me njëra-tjetrën . Kujtojmë nuk harojme, nuk hakmerremi por themi se eksistojmë falë forcës dhe dinjitetit tonë. B.K

shoqet e internuara
Vajzat e kampit të internimit në Saver, 25 vjet më vonë. Takimi më 20 gusht 2015 i vajzave që jetuan dramën në këto baraka pa dritë, mes tyre edhe Bedra Kaba

 

Etiketa: Bedra KabaDibraJozef Radikampi i internimitLushnjeMyslym KabaSavër

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Murtezaj: Qeveria e Kosovës do të insistojë që të zbatohen marrëveshjet me Serbinë

Murtezaj: Qeveria e Kosovës do të insistojë që të zbatohen marrëveshjet me Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com