Departamenti Amerikan i Shtetit do t’i kërkojë të gjitha shteteve të ofrojnë të dhëna shtesë për aplikantët për vizë amerikane.
Sipas një kabllogrami vendet që nuk do t’i përmbahen protokollit të ri ose që nuk do të marrin masa për ta bërë këtë brenda 50 ditëve mund të përballen me sanksione udhëtimi.
Memoja parashtron një seri standardesh që SHBA do të kërkojë nga shtetet e tjera, përfshirë edhe lëshimin ose planet konkrete për lëshimin e pasaportave biometrike dhe raportimin e rregullt te pasaportave te humbura apo te vjedhura tek Interpoli.