Dallime midis Gjermanisë dhe Francës në botën pas Trumpit? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dallime midis Gjermanisë dhe Francës në botën pas Trumpit?

14:52 | 27/11/2020
në Bota, Kryesore
0

Read more

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Nga Auron Dodi

Presidenti francez Macron ka kritikuar në mënyrë të pazakontë ashpër Ministren gjermane të Mbrojtjes. Gjermania e Franca janë përplasur publikisht se a duhet të mbështeten për sigurinë te SHBA, shkruan Auron Dodi.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer shkroi në fillim të nëntorit, pak para zgjedhjeve në SHBA, një artikull në revistën „Politico”. Në të ajo argumentonte se “Iluzioni i një autonomie strategjike evropiane duhet të marrë fund: evropianët nuk mund të zëvendësojnë rolin vendimtar të SHBA, si garantuese e sigurisë.”

10 ditë më vonë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron reagoi me ashpërsi të pazakontë.

Në një intervistë online me revistën „Le Grand Continent” ai tha se është “krejtësisht i një mendimi tjetër” nga Ministrja gjermane e Mbrojtjes. Macroni e quajti vlerësimin e Annegret Kramp-Karrenbauerit: „keqinterpretim të historisë”.

Ai shtoi se „fatmirësisht kancelarja gjermane nuk ndjek këtë linjë, po ta kem kuptuar drejt”. Sipas tij SHBA do t’i pranojnë evropianët si aleatë, “vetëm po ta marrim seriozisht veten dhe të jemi sovranë në mbrojtjen tonë.”

Frankreich Les Mureaux | Rede Präsident Macron

Pas kësaj, reagoi sërish Ministrja gjermane e Mbrojtjes. Në një fjalim në Akademinë e Bundeswehrit, ushtrisë gjermane, në Hamburg, Annegret Kramp-Karrenbauer tha se “ideja e autonomisë strategjike të Evropës shkon shumë larg, po të ushqejë iluzionin se sigurinë, mirëqënien…mund ta garantojmë pa NATO-n dhe SHBA.”

Mosmarrëveshje për konceptin e pasqaruar të mbrojtjes evropiane

Kancelarja Merkel vërtet është shprehur që në krye të presidencës së Trumpit se “ne duhet ta marrim fatin tonë në duart tona”. Dhe e ka mbrojtur edhe së fundi idenë e sovranitetit evropian.

Por asnjëherë në Gjermani, nga asnjë qeveri, kjo nuk përfytyrohet në autonomi nga NATO-ja, apo pa SHBA. Për Gjermaninë ka rëndësi mbrojtja edhe me një arsenal bërthamor. Dhe Gjermania nuk është fuqi atomike, në dallim nga Franca.

Është e vërtetë se me politikën e Presidentit Trump ndaj Gjermanisë janë shtuar dyshimet për mbështetjen e SHBA.

Por edhe Gjermania është për forcimin e mbrojtjes së Evropës. Vetë Ministrja gjermane e Mbrojtjes mendon se Evropa duhet të bëhet fuqi ushtarake.

„Ne duhet të demonstrojmë se e kemi seriozisht për mbrojtjen tonë…Po qe për mua, mund ta përshpejtojmë procesin. Vetëm kur e vlerësojmë vetë sigurinë tonë, mund të presim që Amerika të bëjë të njëjtën gjë”, i tha ajo edhe këto ditë gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Si për ta mbështetur nevojën e forcimit të kërcënimit ushtarak, në Gjermani përmenden aktualisht si kujtesë rreziqet në botë. P.sh. sulmet e piratëve të internetit, nga Rusia.

Por një Evropë si fuqi ushtarake, për Gjermaninë, nuk mund të jetë në konkurrencë me SHBA dhe me NATO-n.

Këtë do ta kundërshtonin edhe të tjerë në Bashkimin Evropian, kryesisht në Lindje, të parët do të ishin polakët.

Kështu që gjermanët mendojnë sërish në plan më të gjerë se presidenti francez. Këtu ka vërtet dallime me francezët.

Thjesht një keqkuptim?

Përshtypja e parë është se presidenti francez e ka keqkuptuar qëndrimin e Ministres gjermane të Mbrojtjes. Por problemi duket më i gjerë.

Kërkesa franceze, për distancë nga SHBA, nuk është e re. Ajo e ka fillesën që pas Luftës së Dytë Botërore, te presidenti francez Charles de Gaulle.

Për të krijuar një kundërpeshë ndaj SHBA, Charles de Gaulle forcoi aleancën me Gjermaninë. Kancelari gjerman i asaj kohe, Konrad Adenauer e pranoi aleancën. Por lidhjen me SHBA ai e theksoi edhe në traktatin e miqësisë të Elizesë, mes Gjermanisë e Francës.

Franca gjithmonë është druajtur se Gjermania mund t’u japë përparësi marrëdhënieve me SHBA, jo integrimit evropian. Tani Emmanuel Macroni mendon se pas fitores së Bidenit në SHBA, Gjermania mund të kërkojë të futet sërish nën ombrellën amerikane, ku është ndierë e sigurtë 75 vitet e fundit.

Bundeswehr in Ulmen I Verteidigungsministerin Annegret Kramp-Karrenbauer

Por këtu Macroni ndoshta nxitohet. Menjëherë pas fitores së Bidenit, kancelarja Merkel deklaroi se Gjermania do të bëjë shumë më tepër për mbrojtjen.

Pozicionime për epokën pas Merkelit?

Politika e Trumpit, që e shihte si kundërshtar Bashkimin Evropian, padyshim i afroi evropianët me njëri-tjetrin. Dhe tani presidenti Trump po largohet.

Megjithatë  për momentin do të ishte teprim të themi se kanë shpërthyer sërish ndasitë, midis Gjermanisë e Francës. Gjermania e Franca pikënisjet i kanë pasur gjithmonë të ndryshme – në objektiv janë takuar.

Me qartësimin e pozicionit gjerman ndaj SHBA, Ministrja gjermane e Mbrojtjes i drejtohet edhe publikut brenda Gjermanisë, ku disa politikanë po përpiqen të lënë gjurmë të vlefshme në Gjermaninë pas largimit të kancelares Merkel.

Kurse Macroni ndoshta shpreson të marrë rol udhëheqës në sovranitetin evropian, në Evropën pas kancelares Merkel. Dhe pas deklaratës së ministres gjermane të Mbrojtjes, ai dyshon për mbështetjen gjermane. Mbështetje në NATO për konceptin e autonomisë ushtarake të Evropës (në distancë nga SHBA) Franca nuk ka, konstatonte këto ditë gazeta franceze “Le Monde”.

Reagimi i ashpër ndaj Annegret Kramp-Karrenbauerit mund të lidhet edhe me kujtesën që i ka bërë ajo si kryetare e CDU-së Francës, që të mos presë sakrifica vetëm nga të tjerët, por të sakrifikojë e para për Evropën: menjëherë pasi e mori postin e kryetares së CDU-së në pushtet, ajo i propozoi Francës që vendin që mban Franca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së t’ia lërë Bashkimit Evropian.

Njëkohësisht, reagimi i ashpër i presidentit francez ka të bëjë mjaft me personin e tij dhe me situatën ku ndodhet.

Mënyra e të shprehurit të Macronit sinjalizon acarim dhe distancim ndaj botës. Mediet gjermane regjistruan se në intervistën që dha, ai nuk ia përmend asnjëherë të vetme emrin Ministres gjermane të Mbrojtjes. Në SHBA, gazeta New York Times regjistroi e habitur se Macroni nuk ia përmendi në intervistën e tij asnjëherë emrin as Presidentit të zgjedhur Biden.

Në Francë Macroni është nën presion, për shkak të menaxhimit jo optimal të pandemisë së Covid-19. Pas sulmeve të fundit islamiste në Francë, deklaratat e tij kritike ngjallën protesta edhe në botën myslimane.

Shumë nga prestigji i Macronit në Francë buron nga ai që perceptohet si sukses i tij, në politikën botërore dhe evropiane. Por edhe këtu rezultatet nuk janë mbresëlënëse. Pa asnjë dyshim, jo vetëm për paaftësi të Macronit.

Gjermania sërish e preferuar e SHBA?

Ekipi i Bidenit deklaroi qartë se do të riparojë marrëdhëniet me aleatët. Pritet që Bideni ta bëjë këtë edhe me Gjermaninë. Se deri ku do të ripërtërihet partneriteti në botën që ka ndryshuar, kjo mbetet megjithatë të shihet.

Nga ana tjetër: simpatia që demonstronte Donald Trumpi publikisht për Macronin tani i përket së kaluarës. Përfitime konkrete Francës ajo nuk duket se i solli.

Këtë në Francë e dinë. Për vizitën e fundit në Paris të Ministrit të Jashtëm amerikan, Mike Pompeo, zyra e Macronit nxitoi të sqarojë se vizita bëhet me kërkesë të Pompeos. Dhe në transparencë të plotë me zyrën e presidentit të zgjedhur Biden.

Etiketa: Angela merkelAuron DodiPresidenti Francez Macron

Të Lidhura

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

nga 27
22:20 | 25/12/2025
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Ilir Alimehmeti ka deklaruar se Shqipëria preket drejtpërdrejt nga ligj i nënshkruar së...

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

nga 27
21:58 | 25/12/2025
0

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Ndreu theksoi se kryeministri Edi Rama nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka...

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

nga 27
21:44 | 25/12/2025
0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetime mbi pasuritë e mundshme në Shqipëri të...

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

nga 27
21:22 | 25/12/2025
0

Kombëtarja shqiptare po lë pas një vit ku rezultatet e arritura, padyshim që kanë qenë historike dhe për kuqezinjtë, ishte...

Para
Për ato gra që nuk dorëzohen

Për ato gra që nuk dorëzohen

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com