Dalin shifrat/ Zbulohet sa kanë shpenzuar ministret Nikolla e Shahini në udhëtimet jashtë vendit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dalin shifrat/ Zbulohet sa kanë shpenzuar ministret Nikolla e Shahini në udhëtimet jashtë vendit

20:46 | 29/08/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Udhëtimet jashtë vendit për vizita puna të ministreve të arsimit  Lindita Nikolla e Besa Shahini ndryshojnë, si për nga destinacioni ashtu dhe për nga shpenzimet. “Faktoje” verifikoi faturat e siguruara nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë.

Anxhela Ruçi dhe Merxhan Daci

Në datën 8 korrik të këtij viti, “Faktoje” dërgoi një kërkesë për informacion tek Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ashtu si te të gjitha ministritë dhe Këshillin e Ministrave për t’u njohur me shpenzimet e udhëtimeve të titullarit jashtë vendit.

Read more

E kemi denoncuar prej kohësh –

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

“Faktoje” ka shqyrtuar faturat e udhëtimeve të dikasterit të Arsimit për periudhën janar 2018-qershor 2019.

Gjatë periudhës janar-dhjetor 2018, MASR është drejtuar nga Lindita Nikolla, ndërsa nga janari i 2019-s këtë detyrë e kryen Besa Shahini.

Shpenizmet e Lindita Nikollës

Për periudhën janar-nëntor 2018, Nikolla ka udhëtuar drejt Anglisë, Turqisë, Belgjikës dhe dy herë drejt Italisë për vizita pune.

Udhëtimi më i shtrenjtë nga faturat që i janë vënë në dispozicion “Faktoje” është ai drejt Londrës në Angli, ku përfshihet udhëtimi me avion, akomodimi në hotel për pesë netë dhe transporti me taksi nga aeroporti në hotel dhe anasjelltas.

Nikolla ka marrë pjesë në Forumin Botëror të Arsimit që organizohet çdo vit në Londër nga data 21-24 janar.

I gjithë ky udhëtim, vetëm për ish-ministren Nikolla ka kushtuar 3079 euro.

Bileta e avionit e klasit “Economy” (një detyrim ligjor për ministrat) është rezervuar fillimisht për datën 21 janar 2018 dhe ka kushtuar 502 euro për itinerarin Tiranë-Londër-Tiranë. Tre ditë përpara nisjes, ministria ka ndryshuar datën e udhëtimit duke e rezervuar me një ditë para (20 janar), veprim ky që ka sjellë një kosto ekstra prej 365 euro vetëm për biletën e ish-ministres.

“Faktoje” nuk ka informacion se pse erdhi ky ndryshim.

MASR ka zgjedhur hotelin me 4-yje Radisson Blu Sussex, i pozicionuar në qendër të Londrës. Një natë në këtë hotel për ministren ka kushtuar 380 euro.

Sipas faturës së sjellë nga MASR, ministria e ka rezervuar hotelin në Londër për në datën 19 janar por kujtojmë se ish-ministrja Nikolla fluturimin e kishte ndryshuar për në datën 20 janar.

Megjithatë, nëse shohim faturën e taksisë, figuron (me shkrim dore) se ish-ministrja ka mbërritur në aeroport në datën 21 dhe është kthyer në aeroport për t’u nisur drejt Tiranës me datë 25 janar, siç konfirmohet edhe nga fatura tatimore për biletën e avionit.

Nga verifikimi i të gjitha faturave të vëna në dispozicion ka një mospërputhje mes datës së mbërritjes dhe akomodimit të ministres Nikolla, ku rezulton se një ose dy netë në hotel janë paguar, por kanë shkuar dëm sepse ministrja nuk është akomoduar.

Udhëtimi me taksi nga aeroporti deri në hotel dhe anasjelltas ka kushtuar 309 euro ose pothuajse sa çmimi i një nate në hotelin e sipërpërmendur.

Ish-ministrja Nikolla ka udhëtuar për në Londër me dy anëtarë të stafit të saj, kostoja totale e biletave të avionit të të cilëve është 1680 euro. Ndërsa për shpenzimet e akomodimit të tyre nuk disponojmë të dhëna.

Për destinacionet e tjera jashtë shtetit për periudhën janar-dhjetor 2018: Romë, Parma, Izmir akomodimi në hotel varion nga 93-194 euro nata. Ndërsa për një udhëtim në qershor në Bruksel, MASR nuk ka sjellë fatura.

Nga dokumentat që kemi marrë nga MASR rezulton vetëm një urdhër shërbimi për nëntë udhëtimet e Nikollës dhe Shahinit gjatë periudhës janar 2018- qershor 2019. Urdhri i shërbimit, ashtu siç ka qenë praktikë ndër vite, është një detyrim ligjor i firmosur nga ministri që tregon arsyet dhe jep leje për dërgimin me shërbim jashtë shtetit të punonjësve të ministrisë, përfshirë titullarin.

Shpenzimet e Besa Shahinit

Gjatë ushtrimit të detyrës që prej janarit 2019 deri në qershor, ministrja aktuale e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka udhëtime vetëm brenda rajonit të Ballkanit.

Gjatë kësaj periudhë 6 mujore, Shahini ka udhëtuar gjithsej katër herë, me destinacion Bujanovcin, Beogradin dhe dy herë në Prizren.

Tre prej udhëtimeve sipas tabelës përmbledhëse që ka sjelle MASR janë pa kosto akomodimi dhe transporti. Në një nga udhëtimet në Prizren, ministrja ka shpenzuar 60 euro për akomodimin në hotelin Tiffany, i vetmi udhëtim për të cilin ministria na ka vënë në dispozicion një faturë.

Në këtë udhëtim, Shahini mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të programit të shkëmbimit të nxënësve mes Shqipërisë dhe Kosovës “Si N’Shtëpinë Tënde”.

Buxheti i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Buxheti në total i programuar i MASR për vitin 2019 është mbi 39 miliardë lekë.

Buxheti total i programuar vetëm për udhëtime e dieta në vitin 2018 ishte 16,3 milionë lekë, ndërsa për vitin 2019 ky buxhet është përgjysmuar në 8 milionë lekë./Faktoje

Etiketa: Besa shahiniLindita NikollaministretShpenzimet

Të Lidhura

E kemi denoncuar prej kohësh –

E kemi denoncuar prej kohësh –

nga 27
23:30 | 14/05/2026
0

Projekti 2 miliard dollarësh “Durrës Yachts & Marina” i investitorit me famë botërore Muhammed El Alabbar vijon prej 2 vitesh...

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

nga 27
22:42 | 14/05/2026
0

Opozita dhe maxhoranca po shkojnë drejt një tjetër konsensusi që lidhet me integrimin. Bëhet fjalë për ligjet e integrimit, që...

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

nga 27
22:20 | 14/05/2026
0

Mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin Top Story me Grida Dumën është ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Gjatë intervistës...

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

nga 27
21:30 | 14/05/2026
0

Gjykata e Lartë vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, nga arrest shtëpie në...

Para
Përfundon ferri për shortin e Champions/ Juventus “peshkon” Atletikon, Interi Barcelonën

Përfundon ferri për shortin e Champions/ Juventus "peshkon" Atletikon, Interi Barcelonën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E kemi denoncuar prej kohësh –

E kemi denoncuar prej kohësh –

23:30 | 14/05/2026
Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

22:42 | 14/05/2026
Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

22:20 | 14/05/2026
Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

21:30 | 14/05/2026
Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

21:20 | 14/05/2026

Më Të Lexuarat

  • E kemi denoncuar prej kohësh –
  • Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –
  • Tenderat i ka bërë zëvendësi im –
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –
  • Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E kemi denoncuar prej kohësh –
  • Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com