Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç thotë se ka njëfarë vullneti të Gjermanisë dhe Francës për të mbajtur takimin në Paris por ka edhe rezerva sa i përket rezultatit.
Sipas diplomatit serb, politikanët perëndimorë po e përdorin Haradinajn për konfliktet e tyre të ndërsjella.
Daçiç tha se vendet e perëndimit duan që të tregojnë se Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini nuk ka bërë asgjë në dialog. Sipas ministrit serb, Parisi dhe Berlini duan të marrin dialogun në duart e tyre.
Ministri serb u shpreh se vitin e ardhshëm pritet që rreth 10 vende apo më shumë do ta tërheqin njohjen e Kosovës.