“CultureTrip”: Bota është mbushur me artistë shqiptarë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“CultureTrip”: Bota është mbushur me artistë shqiptarë

14:00 | 29/05/2018
në Gossip
0

Bota është e mbushur me artistë të njohur dhe të famshëm nga Shqipëria ose me rrënjë shqiptare, shkruan për “CultureTrip”, Francesca Masotti.

Zbuloni disa prej artistëve, piktorëve dhe këngëtarëve shqiptarë më të famshëm, punët e të cilëve njihen në të gjithë botën:

Albania, Berat, Onufri Museum.
Onufri
Onufri është piktori i ikonave më i famshëm nga Shqipëria. Ai ishte aktiv në shekullin XVI në jug të Shqipërisë, në perëndim të Maqedonisë dhe veri të Greqisë. Mendohet se Onufri ka lindur në Berat, një qytet i bukur që ndodhet në jug të Shqipërisë. Sot, Berati ka një muze shumë interesant të Onufrit, ku vizitorët mund të mësojnë për artistin dhe të admirojnë pikturat e tij. Vepra të tjera arti të Onufrit mund të gjenden në Muzeun Mesjetar në Korçë dhe në shumë kisha përmes vendit.

Kolë Idromeno
Nikolla Kolë Idromeno, i njohur si Kolë Idromeno, ishte një piktor, artist, skulptor, kinematograf, fotograf dhe arktiekt shqiptar gjatë epokës së Rilindjes në Shqipëri (periudha historike nga viti 1870 deri në shpalljen e pavarësisë në vitin 1912). Idromeno lindi në Shkodër, qyteti më i madh në veri të Shqipërisë. Ai studioi në Venecia në Akademinë e Arteve të Bukura, udhëtoi nëpër Europë dhe më pas u kthye në Shkodër, ku zbukuroi tavanin e Katedrales së Shën Stefanit. Shumë prej pikturave të tij tani ndodhen në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Ibrahim Kodra
Ibrahim Kodra është një prej piktorëve më të famshëm shqiptarë të të gjitha kohërave. Ai studioi art në Milano dhe ishte mik me artistë të famshëm si Pablo Picasso. Punimet e tij prestigjioze ndodhen në Muzeun e Vatikanit, në Dhomën e Deputetëve në Parlamentin italian në Romë, në Galerinë e Arteve të Kosovë në Prishtinë dhe në shumë koleksione private.

Adrian Paci
Adrian Paci është një prej artistëve bashkëkohorë më të famshëm në Shqipëri dhe Europë. I lindur në Shkodër, ai u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe më pas vajti në Milano, Itali. Punimet e tij, që shpesh herë prekin tema si nostalgjia, ndarja dhe paraja, mund të admirohen në shumë muze dhe galeri artesh në botë. Paci ishte artisti i parë shqiptar që përfaqësoi Vendin e Shqiponjave në Bienalen e Venecias në vitin 1999.

Rita Ora
Rita Ora është një këngëtare britanike, aktore dhe modele e lindur nga prinnër shqiptarë në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës. Prindërit e saj u larguan nga Kosova kur ajo ishte vetëm një vjeç dhe vajtën në Londër, ku ajo u rrit me familjen e saj. Ajo u bë e famshme në vitin 2012 me këngën në bashkëpunim me “DJ Fresh”, “Hot Right Now”. Që prej asaj kohe ajo ka nxjerrë shumë hite që janë me famë botërore.

Dua Lipa
Një tjetër yll me origjinë shqiptare është e bukura Dua Lipa. Prindërit e saj migruan në Britani të Madhe në vitin 1990 për shkak të dhunës dhe shtypjeve dhe Dua u lind në Londër. Dua Lipa ka nxjerrë shumë këngë të bukura dhe të famshme në bashkëpunim me artistë të mëdhenj, si Sean Paul dhe Calvin Harris. Pa asnjë dyshim ajo është një nga artistet femër më premtuese në botë.
Anna Oxa
Ilirjana Hoxha, që njihet si Anna Oxa, është një këngëtare shqiptare, aktore dhe prezantuese televizive në Itali. Ajo u bë e famshme me pjesëmarrjet dhe çmimet e marra në festivalin prestigjoz të Sanremo, festivali më i famshëm i muzikës në Itali.

Bebe Rexha
Këngëtarja, kompozitaroja dhe producentja amerikane, Bleta “Bebe” Rexha ka rrënjë Shqiptare. Prindërit e sajë janë me origjinë etnike shqiptare nga dy qytete të ndryshme në Maqedoni. Ata vajtën në Bruklin, Nju Jork, ku Bleta lindi në vitin 1989. Ajo ka shkruar shumë këngë për këngëtarë të famshëm, përfshirë Rihanna dhe Eminem. Ajo ka publikuar gjithashtu shumë hite si “Meant to Be” dhe “I Can’t Stop Drinking About You.”

Era Istrefi
Era Istrefi është një këngëtare shqiptare dhe kompozitore e lindur në Prishtinë, Kosovë. Motra e saj Nora Istrefi është gjithashtu një këngëtare. Era Istrefi bëri debutimin e saj pesë vite më parë në vendin e saj dhe më pas në vitin 2016, ajo u bë e njohur në të gjithë botën me këngën “Bon Bon”, një këngë e shkruar në anglisht me fjali në shqip.

Ermal Meta
Ermal Meta është një këngëtar italo-shqiptar dhe kompozitor i lindur në qytetin jugor të Shqipërisë, Fier. Ai fitoi festivalin prestigjoz të Sanremos në shkurt 2018 me një këgë të bukur që i dedikohet viktimave të luftës. Ai morri pjesë edhe në festivalin e Eurovizionit duke përfaqësuar Italinë.

Action Bronson
Arian Asllani, i njohur ndryshe si Action Bronson, është një reper amerikan, yll i “reality show” dhe shef kuzhine që ka lindur në vitin 1983 në qytetin e Nju Jorkut nga një baba shqiptar mysliman dhe një nënë amerikane hebreje. Gjatë karrierës së tij, ai ka punuar me artistë të famshëm si Eminem, Wiz Khalifa, Prodigy, dhe Kendrick Lamar.

http://www.kultplus.com/trashegimia/culturetrip-bota-eshte-mbushur-artiste-shqiptare/

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Etiketa: Action Bronsonbebe rexhadermal metaDua Lipaera istrefikole idramenoonufriRita Ora

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para
Albano Bogdo heq dorë përfundimisht nga aktrimi

Albano Bogdo heq dorë përfundimisht nga aktrimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com