Çuditet Serbia: Furrtari shqiptar ndihmon familjen e varfër Nikoliç – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çuditet Serbia: Furrtari shqiptar ndihmon familjen e varfër Nikoliç

12:00 | 25/02/2017
në Kosove Rajon
0

Dragan Nikoliç kishte kërkuar ndihmë publikisht për të siguruar mbijetesën dhe për të shkolluar vajzën e tij, pasi vet ishte i sëmurë. Për çudi, atij nuk iu lajmërua asnjë serb për ta ndihmuar, por furrtari shqiptar Sejdi Sakaj 64 vjeçar.

Tregimi trishtues i Dragan Nikoliçit dhe vajzës së tij Natalija i tronditi shumë njerëz në Serbi, por ishte vetëm një shqiptar që doli ta ndihmojë.

Pas publikimit të Dragan Nikoliçit, babai vetëushqyes i vajzës 21 vjeçe Natalija, me të cilën, për shkak të sëmundjes, jeton pa punë dhe në kushte shumë të vështira, me vajzën e tij, studenten e shkëlqyer të gjuhës shqipe pranë Fakultetit Filologjik në Beograd. Atë e kishte lënë bashkëshortja, kur Natalija kishte vetëm gjashtë muaj.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Banesë pa pagesë dhe ushqim iu ofrua nga shqiptari Sejdi Sakaj nga Barajeva, paralagje e Beogradit.

“Kam furrë në Barajevë, jetojmë mirë dhe jam i lumtur, nëse mund të ofroj diçka njerëzve në situatë të tillë. Kam një garsonierë, të cilën e kam pajisur për ditët e pleqërisë, tani është e lirë dhe dëshiroj që t’ju ofrojë në shfrytëzim Natalisë dhe Draganit. Nuk duhen të paguajnë qira e as faturat. Sa i përket ushqimit, mund të llogarisin që çdo ditë çfarëdo që ne hamë edhe ata do të kenë të njëjtin. Çfarë ka për ne, ka edhe për ata. Nëse megjithatë për shkak të largësisë nga fakulteti nuk pranojnë, jam i gatshëm që t’ju jap 4.000-5.000 dinarë në muaj”, përfundon Sejdiu, i cili jeton në Serbi tashmë 36 vjet dhe nuk i dallon njerëzit për kah kombësia, por në të mirë dhe të këqij.

Dragani është shumë i gëzuar, e njerëzit të cilët i ofruan ndihmë i kanë ngjallë shpresën për jetë.

“Unë nuk di se çfarë të them, kam mbetur pa tekst, kur më është lajmëruar zotëri Sejdiu. Menjëherë do të kisha pranuar ofertën e tij, por Natalija është në fakultet dhe dëshiroj së pari të bisedoj me të. E di që duhet të udhëtoj më gjatë deri në fakultet, sepse Barajeva është pak larg nga Beogradi, por kjo do të na e lehtësonte dhe do të na e ndërronte për të mirë jetën”, thotë ai.

Natalija dhe babi i saj kanë përkrahje dhe ndihmë vetëm prej shoqeve të saj.

“Kam xhaxhanë dhe disa kushëri në Klladovë. Ata më herët na kanë ndihmuar pak, por prejse kam vendosur që të studioj gjuhën shqipe, më nuk na ndihmojnë. Këtë gjuhë e kam për zemër qysh prej shkollës fillore, kryesisht duke dëgjuar muzikë. Përveç gjuhës shqipe, flas edhe anglisht, italisht dhe rumanisht”, thotë Natalija.

/gazetametro.net/

* Në foto Dragan Nikoliç dhe vajza e tij Natalija

Etiketa: BarajevëBeogradDragan NikoliçfurrtariNatalija NikoliçparalagjeSejdi Sakaj

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Voshtina histori genocidi dhe dy dokumenta të vyer

Voshtina histori genocidi dhe dy dokumenta të vyer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com