• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çudira Brukseli/Maja Kocijançiç: Po të jesh opozitë bojkotuese socialiste si në Bullgari, nuk bëhen komente. Po të jesh e djathtë si në Shqipëri, ka faj (film)

13:02 | 26/02/2019
në Kryesore
0

Maja Kocijançiç, Zëdhënësja e BE për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, ka marrë pozicionim të ndryshëm ndaj aksionit opozitar në Shqipëri në krahasim me atë të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, me disa argumenta që kanë ngjallur habi tek gazetarët që e kanë intervistuar. Në një intervistë për gazetaren e njohur Erisa Zykaj, Kocijançiç ngulmon se “qëndrimet e KE-së janë shumë të balancuara” dhe se “situata nuk është ashtu siç e përshkruajnë”.

https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/2254355188150480/

Lexo edhe

Pamje nga shtëpia e Nezës, në lagjen e bosave në Nju Xhersi

Rama krah “Personit B”, koha kur mori çmim nga Clinton

Dhunohet gazetari në Lezhë, dy persona me makinë…

Erisa Zykaj: A mund të nisim me “zgjerimin”? Shumë po e quajnë “Pranvera ballkanike”. Në Shqiperi ka dy protesta antiqeveritare, që kanë përfunduar me dorëheqjen e mandateve. Këto vendime, sipas opozitës, janë përgjigje për situatën e jashtëzakonshme që është në Shqipëri për shkak të shkeljes së ligjit dhe provat e publikuara për blerjen e votës në zgjedhjet e 2017-ës. A është komisioneri Hahn i prirur të negociojë?

Kocijançiç: Ajo që mund të them është të nënvizoj atë që Hahn dhe Mogherini kanë thënë tashmë. Kur bëhet fjalë tek protestat, ata kanë riafirmuar të drejtën për të protestuar për qytetarët e lirë, por kanë denoncuar çdo retorikë politike për dhunë. Kur bëhet fjalë për dorëzimin e mandateve, vendimi i opozitës dëmton funksionimin e demokracisë. Parlamenti është vendi ku diskutohet dhe jo bojkotohet. Këto vendime janë joproduktive  dhe shkojnë kundër BE-së, vendim që qytetarët kanë marrë dhe kundër aspiratës për anëtarësimin në BE. Të gjithë anëtarët e parlamentit duhet të vijojnë të shërbejnë në parlament dhe të evitojnë aktet e dhunës. Në këtë drejtim, qëndimi i Brukselit mbetet që opozita dhe qeveria duhet të angazhohen në negociata për të mirën e vendit e kjo është një deklaratë që vazhdon të mbetet në fuqi.

Erisa Zykaj: Reforma në Drejtësi. Kemi parë që disa gjyqtarë e prokurorë kanë kaluar Vettingun, por nuk e kanë justifikuar pasurinë e tyre dhe nuk kanë bërë asgjë për të hetuar korrupsionin. A po sakrifikohet Reforma në Drejtësi?

Kocijançiç: Është e rëndësishme që ka vëzhgues që po ndjekin Reformën në Drejtësi dhe ata po shohin çdo hap të Vetingut, për të garantuar procesin. Nuk ka asnjë të dhënë që shpejtësia e Vetingut po dëmton cilësinë e Reformës. Qëllimi është rikthimi i besimit të publikut tek drejtësia. Që prej nisjes së procesit, Vetingu ka sjellë fakte konkrete në kuadër të procesit kontrollo dhe balanco.

Erisa Zykaj: Në Bosnje, Mal të Zi, Shqipëri dhe Serbi kemi protesta antiqeveritare. Të gjitha këto protesta njësoj po denoncojnë dhunimin e ligjit dhe bazat e të drejtave të njeriut. Media ndërkombëtare si Radio Europa e Lirë ka shkruar se Komisioni Europian akoma po i mbështet këto qeveri edhe pse ato po dhunojnë sundimin e ligjit dhe të drejta bazë të njeriut. A mendoni se është koha që të ndryshoni qëndrimin e Komisionit Europian karshi këtyre qeverive?

Kocijançiç: Erisa, nëse lexon raportet tona, ti e shikon që ato janë shumë të balancuara. Ka shpesh paragrafe ku ne jemi shumë kritikë dhe japim rekomandimet tona. Në këtë drejtim raportet janë shumë të qarta. Ndryshe nga ju une nuk do t’i krahasoja situatat dhe mendoj se procesi në çdo rast me Ballkanin perëndimor është me karakteristika të ndryshme, por unë nuk do t’i krahasoj situatat ashtu si bën ti. Është shumë e qartë se angazhimi ynë mbetet i njëjtë. Nuk është vetëm raporti ynë, por edhe raporti i vitit të kaluar ku është thirrja ku kërkohet të zbatohet zbatimi i ligjit dhe ky është një mesazh që i kalohet të gjithë partnerëve tanë. Ne flasim edhe me interlokutorë të tjerë në mënyrë që të kemi një panoramë të qartë dhe mendoj se situata nuk është ashtu siç e përshkruan ti.

Gazetari serb: Maja, ju thatë se opozita në Shqipëri la parlamentin dhe Komisioni thotë që kjo nuk është e mirë për demokracinë. Në Bullgari, opozita ka bërë të njëjtën gjë. A mund të thuash të njëjtën gjë edhe për Bullgarinë?

Kocijançiç: Unë kam privilegjin qe të flas për politikën e jashtme, por nuk e ndjej se jam në situatën për të folur për gjendjen në Bullgari.

/syri.net/

Etiketa: bullgariÇudira Brukselie djathtëErisa Zykajka fajMaja KocijancicopoziteShqiperisocialiste

Të Lidhura

Pamje nga shtëpia e Nezës, në lagjen e bosave në Nju Xhersi

Pamje nga shtëpia e Nezës, në lagjen e bosave në Nju Xhersi

nga 27
22:14 | 25/01/2023
0

Agron Neza, shqiptaro-amerikani i identifikuar si ‘Personi A’, në dosjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal rezulton se jeton në...

Rama krah “Personit B”, koha kur mori çmim nga Clinton

Rama krah “Personit B”, koha kur mori çmim nga Clinton

nga 27
19:42 | 25/01/2023
0

Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar një tjetër foto ku kryeministri Edi Rama shihet krah Dorian Duçkës, i cili në dosjen...

lajmi fundit

Dhunohet gazetari në Lezhë, dy persona me makinë…

nga 27
19:36 | 25/01/2023
0

Gazetari Elvis Hila dhe bashkëshortja e tij janë dhunuar sot në qytetin e Lezhës. Hila ka kallëzuar në komisariat se...

VIDEO/ Rama gënjeu shqiptarët, dikur agjentin e quante ‘mik’

VIDEO/ Rama gënjeu shqiptarët, dikur agjentin e quante ‘mik’

nga 27
19:22 | 25/01/2023
0

Fjala ”mik” nuk ka të njëjtin kuptim për kryeministrin Edi Rama, në shtator të vitit 2022 dhe në janar të...

Para

Habitemi me fundin e një filmi horror?!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

23:25 | 28/01/2023
Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

23:21 | 28/01/2023
Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

23:17 | 28/01/2023
Rama i lidhur me Sinaloan –

Rama i lidhur me Sinaloan –

23:13 | 28/01/2023
lajmi fundit

Eliminohet Xhonatani nga Big Brother

22:39 | 28/01/2023

Më Të Lexuarat

  • “Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –
  • Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –
  • Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi
  • Rama i lidhur me Sinaloan –
  • Eliminohet Xhonatani nga Big Brother
  • Unë jam vetëm, nuk jam te skuadra e Luizit –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –
  • Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com