• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Crown Agents: Ja si vidhej në doganat shqiptare

10:51 | 25/01/2016
në Kryesore, Rrokull
0

Kompania britanike deklaron se ka hasur pengesa nga funksionarë të nivelit të lartë në dogana, në punën e saj për të luftuar korrupsionin dhe kontrabandën

Një raport i shumëpërfolur nga kompania angleze e konsulencës Crown Agents ku flitet për  korrupsion në nivelet më të larta të administratës doganore dhe për kontrabandë në shkallë të gjerë, është i vërtetë dhe qeveria shqiptare ka qenë në dijeni të këtij raporti prej tashmë një viti, bëri të ditur kompania angleze në një deklaratë për shtyp.

Lexo edhe

Meta kërkon transparencë për Portin e Durrësit: Kujt kompanie i është dhënë statusi i investitorit strategjik?

Berisha denoncon skandalin me portin e Durrësit: Kompania është në “offshore”, Rama merr 90% të fitimit

“Bosh!”, Berisha përgënjeshtron me video shifrat e Ramës: Ky është organizimi i përsosur i turizmit

Raporti, pjesë të së cilit u publikuan nga televiziononi Vizion+, shkruan mes të tjerash se këshilluesi anglez hasi pengesa nga funksionarë të ndryshëm të nivelit të lartë në dogana në punën e saj për të luftuar korrupsionin dhe kontrabandën, pengesa që sipas vlerësimit të Crown Agents, i kanë kushtuar buxhetit të shtetit rreth 17 milionë euro.

Raporti, ekzistenca e të cilit është përfolur prej kohësh, ka qenë temë e nxehtë debati pasi Drejtoria e Përgjithshme Doganore regjistroi rënie të stërmadhe të të ardhurave në raport me planin përgjatë të gjithë vitit 2015, ku të ardhurat e munguara qenë në rendin e qindramilionë eurove.

Qeveria aktuale ka mohuar me këmbëngulje ekzistencën e korrupsionit në dogana dhe ka argumentuar në mënyrë të përsëritur se mungesa e të ardhurave doganore ka qenë rrjedhojë e planifikimeve të gabuara apo të faktorëve jashtë ndikimit të saj si rënia e importeve apo rënia e çmimeve të disa mallrave kyçë.

“Raporti i cili është cituar nga televizioni Vizion+ ka qenë një raport i përgatitur në bazë të kontratës, nga Crown Agents për Qeverinë Shqiptare në krye të vitit të parë të punës tonë në Shqipëri. Për shkak të llojit të punës sonë, ky raport ishte konfidencial, prandaj ne nuk mund të përgjigjemi mbi çështjet specifike të cilat përmenden në të” deklaroi Crown Agents në një njoftim për shtyp të shpërndarë të shtunën (23 janar 2016).

“Sidoqoftë, ajo çfarë mund të themi është se raporti mbulon periudhën Shkurt 2014-Shkurt 2015 dhe ashtu sikurse thuhet në raport, në atë periudhë kishte pasur përmirësime të ndjeshme në disa fusha”, thuhet në deklaratë.

“Prej periudhës kur ky raport është dorëzuar ka pasur shumë zhvillime të mëtejshme, përfshirë largimin nga detyra dhe procedimin disiplinor të një numri punonjësish të Administratës Doganore Shqiptare. Për këtë arsye, komentet e bëra në atë moment të caktuar nuk qëndrojnë domosdoshmërisht edhe sot,” – vijon më tej deklarata.

Raporti mësohet se është dorëzuar në qeveri në shkurt 2015, kohë kur rënia e të ardhurave doganore sapo kishte filluar të ndjehej. Megjithatë, qeveria nuk duket se mori ndonjë masë në këtë drejtim. Në dhjetor 2015, Prokuroria e Fierit urdhëroi arrestimin e disa zyrtarëve të lartë të doganave, përfshirë zëvendësdrejtoreshën e përgjithshme Lula Njebza dhe ish-drejtorin e akcizave në lidhje menjë sasi të stërmadhe karburantesh prej mbi 4 mijë tonësh, e cila rezulton të jetë zhdukur nga magazinat doganore pa paguar detyrimet.

Mbetet e paqartë se si ndodhi që, pasi dokumenti i Crown Agents u dorëzua në qeveri në shkurt 2015, qeveria nuk ndërmori masa ose nuk informoi publikun për masat e mundshme të ndërmarra në lidhje me korrupsionin në dogana.

Gjatë vitit 2015, të ardhurat e buxhetit të shtetit qenë 36 miliardë lekë (257 milionë euro) më të ulëta se sa plani i fillimvitit. Ndonëse një pjesë e rënies është shkaktuar me të vërtetë nga faktorë jashtë ndikimit të qeverisë, të tillë si rënia e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar, siç sugjeron raporti i Croën Agents, një pjesë jo e vogël e rënies është shkaktuar nga korrupsioni dhe kontrabanda.

Croën Agents fitoi një kontratë dyvjeçare konsulence me qeverinë shqiptare, kontratë që i kushtoi taksapaguesve 4.1 milionë euro në vit me premtimin se do të sillte rritjen e të ardhurave doganore të vendit me së paku 100 milionë euro në vit. Kontrata qe një dështim pasi të ardhurat shtesë nuk u realizuan./Gjergj Eerebara, BIRN

Të Lidhura

Meta kërkon transparencë për Portin e Durrësit: Kujt kompanie i është dhënë statusi i investitorit strategjik?

Meta kërkon transparencë për Portin e Durrësit: Kujt kompanie i është dhënë statusi i investitorit strategjik?

nga 27
13:05 | 15/08/2022
0

Në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë se Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar transparencë me Portin e Durrësit, që...

Berisha denoncon skandalin me portin e Durrësit: Kompania është në “offshore”, Rama merr 90% të fitimit

Berisha denoncon skandalin me portin e Durrësit: Kompania është në “offshore”, Rama merr 90% të fitimit

nga 27
12:50 | 15/08/2022
0

Ish-kryeministri, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka folur për aferën e inceneratorëve ku tha se Rama vrapon të...

“Bosh!”, Berisha përgënjeshtron me video shifrat e Ramës: Ky është organizimi i përsosur i turizmit

“Bosh!”, Berisha përgënjeshtron me video shifrat e Ramës: Ky është organizimi i përsosur i turizmit

nga 27
11:40 | 15/08/2022
0

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka ndarë video nga situata aktuale në plazhin e Dhërmiut. Berisha e quan pamjen bosh të plazhit,...

“SPAK i di përgjigjet”, PD sërish 5 pyetje për inceneratorët: A ju thotë gjë emri i qytetares A. Jangildina?

“SPAK i di përgjigjet”, PD sërish 5 pyetje për inceneratorët: A ju thotë gjë emri i qytetares A. Jangildina?

nga 27
11:26 | 15/08/2022
0

Përmes një dalje publike nga selia blu, anëtari i Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi ka ngritur sërish 5 pyetje publike sa...

Para
Tomor Alizoti në krye të departamentit të të përndjekurve politik

Tomor Alizoti në krye të departamentit të të përndjekurve politik

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Emrat/ Kush është shoferja që përplasi këmbësorët tek Liqeni, identifikohen të plagosurit

Emrat/ Kush është shoferja që përplasi këmbësorët tek Liqeni, identifikohen të plagosurit

23:25 | 15/08/2022
Buzëqeshja është “arma” e tyre me e forte, ja shenjat e horoskopit që ta rrëmbejnë zemrën me…

Buzëqeshja është “arma” e tyre me e forte, ja shenjat e horoskopit që ta rrëmbejnë zemrën me…

23:12 | 15/08/2022
Incidenti/ Masakra me 11 viktima, Serbia ngushëllon Malin e Zi përmes zyrtarit “non grata”

Incidenti/ Masakra me 11 viktima, Serbia ngushëllon Malin e Zi përmes zyrtarit “non grata”

22:57 | 15/08/2022
“Në Divjakë s’punon aparati i grafisë”, denoncimi i Murrizit: Paguhen militantë pa ardhur asnjë ditë

“Në Divjakë s’punon aparati i grafisë”, denoncimi i Murrizit: Paguhen militantë pa ardhur asnjë ditë

22:47 | 15/08/2022
Mori 4 doza të vaksinës anti-Covid, drejtori i Pfizer infektohet me koronavirus

Mori 4 doza të vaksinës anti-Covid, drejtori i Pfizer infektohet me koronavirus

22:35 | 15/08/2022

Më Të Lexuarat

  • Emrat/ Kush është shoferja që përplasi këmbësorët tek Liqeni, identifikohen të plagosurit
  • Buzëqeshja është “arma” e tyre me e forte, ja shenjat e horoskopit që ta rrëmbejnë zemrën me…
  • Incidenti/ Masakra me 11 viktima, Serbia ngushëllon Malin e Zi përmes zyrtarit “non grata”
  • “Në Divjakë s’punon aparati i grafisë”, denoncimi i Murrizit: Paguhen militantë pa ardhur asnjë ditë
  • Mori 4 doza të vaksinës anti-Covid, drejtori i Pfizer infektohet me koronavirus
  • Vera më e thatë në 50 vitet e fundit, Britania u kërkon qytetarëve të kursejnë ujin

© Copyright 27.al © 2020. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Emrat/ Kush është shoferja që përplasi këmbësorët tek Liqeni, identifikohen të plagosurit
  • Buzëqeshja është “arma” e tyre me e forte, ja shenjat e horoskopit që ta rrëmbejnë zemrën me…

© 2022 27.al Dev by waredope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2022 27.al Dev by waredope.com