Cristiano Ronaldo po frikëson tifozët e Real Madrid teksa nuk ka marrë pjesë në seancën stërvitore të së mërkurës. Megjithëse Real Madrid konfirmoi sulmuesi ka punuar i veçuar nga grupi, raportohet se ai ka pësuar një tërheqje muskulore në finalen e Kupës së Botës për Klube.
Ronaldo shënoi golin e fitores në finale ndaj Gremio-s dhe ndeshja e radhës kundër rivalit të tij historik Lionel Messi po pritet me padurim nga tifozët e tij.
Skuadra e Zinedine Zidane triumfoi në Superkupën e Spanjës, me Ronaldo-n që shënoi në fitoren 3-1 përpara se të dilte nga loja me karton të kuq.
Ai ka shënuar vetëm katër gola këtë sezon në La Liga, Messi 14.